Raporti i KE për Shqipërinë, Meta: Tregon devijimin e Shqipërisë nga reformat e domosdoshme që na afrojnë me BE

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka lexuar raportin e KE për Shqipërinë njësoj si demokratët. Në konferencë për media tha se është tregues i qartë i devijimit të vendit tonë nga kursi i reformave të domosdoshme që na afrojnë me BE. Në fjalën e tij renditi disa pika nga raporti që i cilëson si më kritiket.

“BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”. Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në Progres Raport.

Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”. Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA. Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur. 

Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve. Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Fjalimi i Ramës në KiE, Meta: Bojkotimi në Strasburg tregoi se është anti-europian! Shfaqjet teatrore nuk heqin vëmendjen nga skandalet e tij


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?