Fjalimi i Ramës në KiE, Meta: Bojkotimi në Strasburg tregoi se është anti-europian! Shfaqjet teatrore nuk heqin vëmendjen nga skandalet e tij

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar kritikave për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës, ku kërkoi të zhbëhet raporti i Dick Marty-t. Meta tha se bojkotimi që iu bë Ramës në Strasburg reflektoi drejtimin anti-europian që po ndjek sipas tij kreu i qeverisë. Duke e cilësuar si një shfaqe teatrore, Meta tha se Rama nuk e heq dot vëmendjen nga skandalet në të cilat është përfshirë ai.

“Skanimi i të gjithë këtyre problemeve që sapo nënvizova tregon një devijim të qartë për Bashkimin Europian dhe reflektojnë drejtimin anti europian dhe autokratik të kësaj qeverisjeje. Bojkotimi i fundit në Strasburg ishte një mesazh i qartë se blofet dhe shfaqjet teatrore që ai organizon duke cenuar dhe seriozitetin e institucioneve më të rëndësishme europiane nuk mund të mbulojnë kurrsesi kursin e tij aventuresk dhe shmangien nga skandalet ku është përfshirë", tha Meta.

Në konferencën për shtyp, Meta u ndal edhe në raportin progresin e Bashkimit Europian për Shqipërinë. Njëjtë si demokratët, Meta tha se ky raport tregon qartë devijimin e vendit tonë nga kursi i reformave që duhet të plotësohen për futjen në union.

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Raporti i KE për Shqipërinë, Meta: Tregon devijimin e Shqipërisë nga reformat e domosdoshme që na afrojnë me BE

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka lexuar raportin e KE për Shqipërinë njësoj si demokratët. Në konferencë për media tha se është tregues i qartë i devijimit të vendit tonë nga kursi i reformave të domosdoshme që na afrojnë me BE. Në fjalën e tij renditi disa pika nga raporti që i cilëson si më kritiket.

“BE mbështeti Shqipërinë me 180 milionë euro ndihmë makro-financiare, të disbursuar plotësisht gjatë 2021. Qeveria përdori aktet normative në vend të procedurës së rregullt legjislative kundër kushteve të miratuara bashkarisht”. Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në Progres Raport.

Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe luftën kundër pastrimit të parave. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”. Rishikimet e shpeshta të buxhetit dobësojnë besueshmërinë fiskale.

Është ulur me 35% shkëmbimi i informacioneve të policisë shqiptare me partnerët përmes sistemit SIENA. Të drejtat pronësore, sektor i prirur ndaj korrupsionit që cënon regjistrimin e të dhënave kadastrale. Procesi i kompesimit ka ngecur. 

Klima e të bërit biznes vazhdon të ketë probleme që lidhen me sigurinë ligjore, për shkak të moszbatimit të legjislacionit dhe mungesës së konsultimeve. Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare, kapaciteteve administrative dhe transparencës në ushtrimin e kompetencave e tyre. Autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar, për shkak se buxheti varet prej transferimit në nivel qendror. Numri i lartë i kontratave të përkohshme të punësimit në qeverisjen vendore vazhdon të jetë problematik”, tha Meta.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksadros: 15/10/2022 04:46

    ike ore plere ,se ate qe bene Rama ju se keni bere 30 vjet yy hajdute e vrases

    Përgjigju
  • denis: 14/10/2022 19:02

    Like FLORIRI te ben per te qeshur...

    Përgjigju
  • Beni: 14/10/2022 18:52

    Si te flasi si mos te flasi Rama po ishit ju aty eshte gjithe jeten ne pushtet !

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 14/10/2022 18:08

    Ja dhe "europianisti" që në bulevardin dëshmorët e kombit thërriste me të madhe ,do vdes si Alende dhe ka raketa Amerika por ka dhe Rusia . Në fakt ti je origjinal qen Sharri që ha të zonë,sikurse hëngre shokët e t'u Prifti,Tepshi,Belegu ... e të tjerë në guroret e tua të Dajtit,je kokrra e hajdutit,blloku,floriri ... jo më kot shoku jot i idealeve anti shqiptare të pagëzoi Like floriri. Je kokrra e injorantit dhe e spiunit .. fatkeqsi kombtare bashkë me shokun salhi , mjerë çka heq nga ju e shkreta Shqipëri.

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 14/10/2022 22:09

      Like europiani, me cfurqe, lopata, viktime e Malit me Gropa dhe orakull qe Shqiperia nuk do pranohej ne hapjen e negociatave. Vdiq populli shqiptar per nje udheheqes si Likja dhe Mona e cizmeve dhe Jales. Shko mor idiot. Per idiotin edhe ndjen meshire e dhembje, por ky lloj idioti urrehet deri ne ekstrem. # deputete mori. Ik pirdhu Like, mos i jep rendesi vetes.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?