Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi duke iu përgjigjur gazetares së Report Tv, Danjela Maloku në lidhje me progress-raportin e KE-së për Shqipërinë, tha se e kishte lexuar, veçanërisht për pjesën e protestave.
“E kam lexuar progres- raportin, si një qëndrim të Komisionit Eur. Policia e Shtetit i ka lënduar gjatë ushtrimit të detyrës edhe ju që jeni këtu (gazetarët). Kemi parë protestues me kafka të çara, me këmbë të thyera. Kjo dhunë duhet të dënohet. Aktet që ka miratuar qeveria bie ndesh me çdo standard europian, bie ndesh me konventën europiane për të drejtat e njeriut dhe angazhimet ndërkombëtare që Shqipëria ka në fushën e të drejtave të njeriut. Periudha e raportit nuk i mbulon datën kur janë miratuar aktet nga qeveria dhe prandaj i bëj thirrje të bëjnë një vëzhgim më të thelluar. Ne kemi qenë dëshmitarë që janë goditur protetues që kanë qenë paqësorë”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut (VIDEO)









