Projekligji i ri i Policisë së Shtetit, Balla tek 'Ekonomia': Adresuam rekomandimet e OSBE! Policimi do të bazohet në inteligjencë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi projektligjin “Për Policinë e Shtetit”, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Ai u shpreh se janë në hartimin e projektligjit, puna për të cilën ka nisur që në 2023, dhe janë adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR.

“Ligji i ri synon një organizim më efektiv; adreson parandalimin e konfliktit të interesit apo eliminimin e çdo hapësire për veprimtari korruptive, që ndërlidhet me një prej çështjeve që janë fokus për komisionin tuaj ka të bëjë edhe me rekomandimet e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit të Këshillit të Europës, GRECO sa i përket elementëve të direktivës së policisë dhe të direktivës për mbrojtjen e të dhënave personale. Duam të krijojmë një kulturë të qëndrueshme të profesionalizimit, të integritetit brenda Policisë së Shtetit dhe natyrshëm sigurimin e inspektimit të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor për komunitete ku Policia e Shtetit ka nderin dhe detyrën të punojë. Po ashtu kemi adresuar edhe disa rekomandime të rëndësishme që vijnë nga OSBE-ja kryesisht përmes raporteve të ODHIR-it gjatë proceseve zgjedhore”, tha Balla.

Ministri shtoi se policimi i së ardhmes duhet të jetë i bazuar në inteligjencë, përfshirë Inteligjencën artificiale.

“Synojmë që deri në 2030 të kemi një polici si vendet e BE. Ka nisur puna në shtator 2023 për projektligjin. Për hartimin i jemi referuar analizave të thelluara të modeleve të disa vendeve si Italia, Kroacia, Sllovenia, Rumania dhe ekspertiza e organizatave me të cilët punojmë çdo ditë. Ligji i është nënshtruar edhe një procesi konsultuar me të gjitha institucionit e pavarura, ri SPAK Prokurori i Përgjithshëm, KLP, KLGJ etj. Përmbushje e vendin tonë për të përmirësuar strukturat, sidomos për synimin Policia pranë komuniteteve”, u shpreh ministri.

 


Lajmi kryesor:

Ligji për policinë e shtetit, Prençi tek ‘Siguria’: Ambientet ku merren në pyetje të ndaluarit të monitorohen me kamera! Deda: Pajisja me avokatë që nga momenti i shoqërimit


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë