Për këtë arsye kryetari i Partisë Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar mbi të. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura Kryeministri Rama, i pyetur nëse është vendosur sesa do të jetë buxheti, nuk ka dashur të prononcohet.
Ka qenë ministri për marrëdhëniet me parlamentin, i cili ka pohuar se nuk ka ende një shifër.
Por burime konfindenciale brenda grupit të PS bëjnë me dije se në mbledhje është diskutuar edhe mbi situatën e borxhit, ndërsa mësohet se parashikohet një rritje ekonomke këtë vit që vjen.
Buxheti i vitit 2013 ka qenë 4 miliardë dollarë ose 400 miliardë lekë, i cilësuar nga ish-kryeministri Berisha si më i madhi që kishte njohur vendi.
Por buxheti i 2013 njihet edhe si më i shpërdoruari nga ish-qeveria sidomos në kohë fushate e për këtë ka pasur mjaf debat mes mazhorancës dhe opozitës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)