Opozita e udhëhequr nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë paralajmëruar bllokimin e seancës maratonë për buxhetin. Por zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina e konsideroi si shou të turpshëm sjelljen e opozitës.
‘PD është në rrugëtimin e saj, deputetët e PD-së kanë dorëzuar zyrtarisht amendimet për buxhetin 2024. Ndërsa grupet e tjera duhet të ndihen të turpëruar para elektoratit. Po bëjnë shou të trishtueshëm, pasi shohim një grup deputetësh. Ata nuk janë të qartë se çfarë duan. Ajo që po ndodh tani është dëmi që kalon një buxhet pa u ndjerë fare, që nuk është fare në interes të vendit.’- tha Karabina.
Në një intervistë për Report Tv, Karabina tha se po bëhet një tymnajë për interesa personale, duke ju referuar Sali Berishës, dhe jo për interes të shqiptarëve.
‘Bën sikur pengon dhe merr pjesë në aktet online, është një tymnajë që bëhet jo në interes të shqiptarëve. Kemi një buxhet që po talon pa u ndjerë fare. PD po mbahet larg që mos të jetë ajo alternativë. Mbahet me qëllim nga estabilishmenti politik. Jemi në një tension politik i krijuar dhe qytetarët duan zgjidhje. Jemi në momentin që kalon buxheti për 2024 dhe nuk ka asnjë justifikim që opozita të sillet në këtë mënyrë. Në këto momente nuk mund të përdorësh një formacion që s’kanë interes për qytetarët shqiptarë. Berisha është në një moment të vështirë pasi është në hetim nga SPAK. Nuk mund të përdoren njerëzit për interesat të ngushta personale.’- tha Karabina.