Projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe GIZ! Punësohen rreth 650 persona që kanë kaluar COVID-in ose që janë në vështirësi ekonomike

Projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe GIZ! Punësohen rreth 650 persona që kanë kaluar COVID-in ose që janë në vështirësi ekonomike

BERAT- Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe GIZ inplementojnë në qarkun e Berati projektin "Punë në Komunitet". Qëllimi i saj është punësimi i personave që kanë kaluar COVID ose kanë të ardhura të pakta ekonomike. Në total me anë të këtij projekti, në vendin tonë janë punësuar 650 persona në total.

Për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, projekti ka një rëndësi madhore për qarkun e Beratit, pasi ndikon drejtëpërdrejtë në uljen e nivelit të papunësisë.

"Ky është një projekt që mbëhstet personat që kanë pasur pasoja nga pandemia ose janë familje me të ardhura të ulëta, dhe impakti social është i jashtëzakonshëm. Në Bashkinë Berat, ky projekt mundësoi punësimin e rreth 80 personave, të cilët do të punojnë për pastrimin e 34 km kanale kulluese dhe ujitëse në dy njësitë  administrative: Otllak dhe Velabisht. Kjo lloj mbështetje ka qenë një fat i madh, jo vetëm për impaktin e keq që ka pasur COVID, 1 vit pa turizëm ka pasur impakt jo të vogël. Ka qenë një projekt i jashtëzakonshëm që ka ardhur në kohën e duhur, besoj se projekte të ngjashme do të vazhdojnë dhe në të ardhmen"-ka thënë Demo. Kryebashkiaku Demo ka falenderuar për investimin e këtij projekti qeverinë gjermane dhe GIZ, të cilët-siç është shprehur Demo, kanë qenë partnerë të përhershëm të bashkisë Berat.

Gerrit Bodenbender, Drejtor Programi i GIZ është shprehur se ky projekt synon punësim afatshkurtër për persona në nevojë në disa bashki të vendit, ku Berati është një nga bashkitë përfituese. Bodenbender ka theksuar se, në këtë projekt janë përzgjedhur persona, të konsideruar si familjarë në nevojë, për kryerjen e punëve për komunitetin siç janë: pastrimi i kanaleve kulluese dhe mbjellje pemësh.

 "Ne po adresojmë dy sfida të kohës, pandemia dhe ndryshimet klimatike. Në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe qeverisjen vendore, projekti do të angazhojë personat e punësuar respektivisht në 6 bashki të vendit: Berat, Dimal, Elbasan, Fier, Shkodër dhe Tepelenë. Qëllimi është që të punësohen persona që kanë vuajtur nga COVID-i apo persona me të ardhura të ulëta, puna që do të bëjnë do të ndihmojnë komunitetitn. Për të na përgatitu më tepër për ndryshimet klimatike. Kështu në Shqipëri, kemi punësuar 650 persona në total për pastrimin e rreth 300 km kanale kulluese dhe vaditëse (të dyta dhe të treta),ndërkohë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, do të realizohet mbjellja e rreth 32.000 fidanë për të na mbrojtur ndaj eurozionit në 4 zona të Mbrojtura: Korab-Koritnik, Dajt, Butrint dhe Përroi i Thatë”, tha Bodenbender.

Përfaqësuesja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Ingrida Dashi ka theksuar se ,projekti “Punë për Komunitetin” nisi 4-vite më parë si iniciativë e programit “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike përmes Manaxhimit Ndërkufitar të Rrezikut ndaj Përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Ministria Federale Gjermane dhe zbatuar nga GIZ në Shqipëri.

Në vitin 2017,kjo nismë filloi me bashkinë Shkodër për t’u zgjeruar në 2019-2020 me bashkinë Fier dhe bashkinë Dimal. Zbatimi i projektit në 6 bashki dhe 4 zona të mbrojtura do të injektojë këtë vit në ekonominë shqiptare afro 1,4 milionë Euro, të financuara nga Qeveria Federale Gjermane"-ka thënë Përfaqësuesja e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Ingrida Dashi.

Projekti i financuar nga Qeveria Federale Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ, synon zbutjen e pasojave ekonomike dhe financiare që pandemia COVID-19 u ka shkaktuar komuniteteve lokale në Shqipëri. Krahas impaktit social, kjo nismë synon të japë kontribut edhe sa i përket aspektit mjedisor, pasi mundëson përmirësimin e situatës së kanaleve të kullimit e për rrjedhojë minimizon efektin nga përmbytjet në tokat bujqësore, ndërkohë që parandalon edhe erozionin e tokës duke shtuar sipërfaqet e pyllëzuara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024