Projekt i ri për ndihmën ekonomike, Banka Botërore do angazhojë 40 milionë USD

Projekt i ri për ndihmën ekonomike, Banka Botërore do angazhojë 40 milionë USD

Foto ilustruese

Qeveria shqiptare do të marrë të paktën 40 milionë dollarë pranë Bankës Botërore për një projekt të emëruar zhvillimi i mundësive, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes ekonomike. Në një seri dokumentesh të bëra publike të tilla si Plani i Angazhimit të Palëve të Interesuara, plani i angazhimit mjedisor dhe social apo Përmbledhja e vlerësimit social dhe mjedisor jepen edhe disa nga detajet e këtij projekti i cili pritet të kalojë në Bord në shtator të këtij viti.

Sipas dokumenteve përfitues e projektit përfshijnë : i)Familjet e varfra që janë aktualisht përfituese të ndihmës ekonomike që do të marrin mbështetje shtesë përmes rritjes së përshtatshmërisë dhe reformës së përfitimit për fëmijë; ii) familje të reja që do të kenë të drejtë ti bashkohen Ndihmës Ekonomike për shkak të rifreskimit të kritereve të përfitueshmërisë dhe metodës së targetimit;iii) përfituesit e ndihmës ekonomike të aftë për punë që do të marrin mbështetje të mëtejshme nëpërmjet zgjerimit të Programeve të Nxitjes së Punësimit (3300 përfitues).

Projekti ka tre komponentë ku komponenti 1 fokusohet në rritjen e punësimit të përfituesit të ndihmës sociale dhe mbështetjen e kalimit të tyre në tregun e punës duke propozuar një zgjerim të shërbimeve të punësimit të ofruara për përfituesit e NE, në formën e një pakete të integruar paketën, së bashku me përmirësimet e cilësisë dhe një vlerësim të kosto-përfitim të saj.

Ky komponent ka një vlerë 15 milionë dollarë të ndarë në tre nënkompoentë të tjerë të veçantë. Komponenti 2 synon të përmirësojë performancën e sistemit të ndihmës sociale duke siguruar ruajtjen e arritjeve ose përmirësimin e reformave të mëparshme në zonat e vlerësimit të ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar duke rishikuar rregullat e daljes nga skema për përfituesit e ndihmës ekonomike, duke rritur performancën e bashkëpërfitimeve të ndihmës ekonomike për të rritur kapitalin njerëzor në gjeneratat e ardhshme dhe forcimi i kapaciteteve të asistencës sociale për tu zgjeruar gjatë kohës së goditjeve.

Komponenti 2 ka një fond prej 24 milionë USD dhe ka një total prej tre nënkomponentësh. Komponenti 3 korrespondon me mbështetjen për zbatimin e projektit me një vlerë 1 milionë USD.

Banka Botërore ka qenë edhe më herët e angazhuar me një projekt të veçantë që lidhet direkt me ndihmën ekonomike teksa pak ditë më parë u deklarua angazhimi i ri i Bankës karshi Shqipërisë në katër vitet e ardhshme do të jetë në një plan 900 milionë dollarë./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja