Projekt-kodi Rrugor, si do të
jepen patentat sipas moshës

TIRANE- Pritet të ndryshojë sistemi i klasifikimit të lejeve të drejtimit në përputhje me direktivën europiane të lejeve të drejtimit 2006/126/EC. 

Kjo parashikohet në draftin paraprak të projektligjit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të hartuar nga organet e Transportit, i cili pritet të kalojë në konsultim edhe me dikastere të tjera. Risia në këtë draft projektligji është fakti se, për t’u aftësuar për leje drejtimi të kategorive të ndryshme, kushti kryesor është mosha. Pra, nëse qytetari ka një moshë të caktuar, vetëm atëherë mund të futet në provat teorike dhe praktike, për kategorinë e mjetit të lejuar për moshën. “Shqiptarja.com” sjell për lexuesin klasifikimet e reja të lejeve të drejtimit për mjete të ndryshme motorike.

Klasifikimet.
Në kuadrin e përmirësimit të sigurisë rrugore, Ministria e Transportit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar për hartimin e një projektligji, sipas të cilit do të ndërmerren ndryshime në Kodin Rrugor. Në draftin e projektligjit (Neni 22), për të përafruar klasifikimin e lejedrejtimeve në përputhje me direktivën evropiane 2006/126/EC, parashikohet ndryshimi në Nenin 114 “Kërkesat për drejtimin e mjeteve dhe kafshëve”. Në pikën 1 të këtij neni, jepen edhe grupmoshat e ndryshme për të drejtuar mjete të kategorive të ndryshme.

Grupmoshat për të marrë lejedrejtimi për mjete motorike të ndryshme, variojnë nga 16 deri në 24 vjeç. Për rrjedhojë, për të drejtuar mjete me tonazhe të rënda, në legjislacionin aktual duhet të jesh aftësuar më parë me lejedrejtimi për mjete të një kategorie më të ulët, si edhe të kesh përvojë në drejtimin e këtyre mjeteve, në draftin e projektligjit kushti tjetër është mosha. Pra, për mjetet e tonazheve më të rënda, provat teorike dhe praktike, mund të jepen vetëm pasi është plotësuar edhe kushti i moshës.

patentat

Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!