Nënshkruhet në Krujë Memorandumi i Mirëkuptimit për Projektin për "Rigjallërimin dhe Përmirësimin e Zonës Turistike- Pazari i Krujës". Ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Kryetari i Bashkisë së Krujës dhe përfaqësues të biznesit të artizanatit. Në fjalën e saj, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, midis të tjerash tha se "për mua si vajzë e Krujës, këtij qyteti që mbart dhe ruan me dashuri një copëz të rëndësishme të memories tonë kombëtare, historike, kulturore, realizimi i këtij projekti do të përkthehet në terma ekonomikë, me rritjen e numrit të bizneseve të reja, ku përparësi do të kenë gratë dhe të rinjtë, fuqizimin e bizneseve ekzistuese, zhvillimin e produkteve artizanale dhe rritjen e shitjeve, pra rritje të ekonomisë së zonës". /ATSH/