Është miratuar marrëveshja e huas ndërmjet Shqipërisë dhe bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, “për projektin përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”.
Vendimi është marr sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
“Vendim për miratimin, në parim, të marrёveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së huas, ndёrmjet Republikёs sё Shqipёrisё dhe bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, për projektin “përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57/2015 në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të neneve 10 e 12, të ligjit nr.43/2016, “për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe të ministrit të financave, këshilli i ministrave v e n d o s i: miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së huas, ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, për projektin “përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57/2015, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Komente

