Projekt restaurimi, 61 mijë euro
për Kalanë e Ali Pashës në Butrint

Projekt restaurimi, 61 mijë euro<br />për Kalanë e Ali Pashës në Butrint
Aktualisht kalaja e Ali Pashës në grykën e vivarit të Butrintit është një nga monument shumë pak i vizitueshëm nga turistët në parkun e Butrintit. Njëra arsye është se aty mund të shkohet vetëm më lundrim, dhe arsyeja tjeter, lenia e këtij monumenti në gjendje të shkatërruar. Kjo kala është fortifikuar nga vetë ali pasha për të përballuar sulmet e francezëve të vendosur në Korfuz gjatë viteve 1817-1818. Monumenti aktualisht është i mbuluar nga shkurret, bimësia dhe mbeturinat. Për ta shpëtuar këtë nga kjo gjendje në Bashkinë e Sarandës na bëjnë me dije shumë shpejt në bazë të programit evropian, kalaja e Ali Pashës do të merret në konservim për t’u shndërruar në një aset turistik. Saspo është aprovuar faza e parë e projektit që do të pasohet më tej me ngritjen e një muzeu historik modest për figurën e Ali Pashe Tepelenës brenda ambienteve të kalasë dhe ndërtimin e një observatori për shpendët në këtë lagunë. Vlera e projektit të BE për kalanë e Ali Pashës shkon ne 61 mije euro. Ndërkohë që përmes këtij projekti synohet edhe rritja e numrit të turistëve në Parkun Kombëtar të Butrintit përmes paketave të përbashkëta turistike me vendet e rajonit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje