Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rikhtyer sërish në vëmendje amendamentet e depozituara në Kuvend për buxhetin e vitit 2023 duke thënë se do të evitojnë rëndimin e barrës fiskale. Në një postim në Facebook thotë se do të bëjë të mundur të profesionistët e lirë.
“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”, shkroi Meta.
Partia e Lirisë ka bërë 10 amendamente në ligjin për Buxhetin që ka paraqitur në Kuvend Qeveria.
“Të hiqet 10 fishimi i gjobave ndaj biznesit, antikushtetuese dhe jo proporcionale. Të anulohet rritja e akcizës për prodhuesit vendorë të birrës, rrezikon mijëra vende pune. Të anulohet taksa speciale për prodhuesit e energjisë elektrike, nuk nxit rritjen e investimeve në sektor. Kërkojmë shtyrjen e taksimit për profesionet e lirë deri në kalimin e krizës”, janë disa prej amendamenteve.
631 miliardë lekë parashikohet të jetë buxheti për vitin 2023, ku shpenzimet më të mëdha do të jenë në sektorin energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Disa nga zërat e parashikuar në projektbuxhet, lidhen edhe me zgjedhjet vendore, ndërtimin e 4 shkollave, akseve rrugore dhe aeroportit të Sarandës. Projektbuxheti 2023 është miratuar në mbledhjen e Qeverisë më datë 10 tetor. Në prezantimin që i bëri vendimit ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, me qëllim mosrritjen e çmimit për konsumtorët dhe bizneset. Sipas Ibrahimajt, gjithashtu do të të vijohet që të mbështeten kategoritë e shtresave në nevojë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3064
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës
18 Dhjetor, 16:28
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57