Projekt-buxheti/ Zusi: Të rishpërndahen të ardhurat si duhet! Mziu: Skandaloze shifra për bujqësinë! Resulaj: Ka marrë më shumë fonde se vitin e kaluar

Buxheti i vitit që vjen do të jetë 300 milionë euro më shumë se ai vitit që po lëmë pas. Sektorët kryesorë që do të mbështesë janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe infrastruktura, ndërkohë që investimet publike do të kapin vlerën e 1.2 miliardë eurove.

Alban Zusi, ekspert ekonomie i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, thotë se duhet të ketë transparencë si dhe një mënyrë të duhur për të rishpërndarë të ardhurat

‘Duhet transparencë dhe analizë. Edhe kur bëhen konsultime edhe n fazën paraprake është punë e disa specialistëve. Mënyra si adresohen problemet, largimi i truri, varfëria. Mënyra si adresohen përdorimi resurseve e burimeve.  Rishpërndarja e duhur e të ardhurave, të ardhurat duhet të shkojnë atje ku krijohen. Nuk po i çojmë të ardhurat në një nga sektorët më jetikë që ne kemi që na ve në shërbim ato resurse që kemi. Eksportet i ke të gjunjëzuara. Në mënyrë urgjente duhet të mbështesin biznesin, sepse po ju shkatërruat bizneset nuk do t’i ringrini dot më.’- u shpreh Zusi.

Dorian Teliti, këshilltar për ekonominë nga radhët e Rithemelimit tha se ky nuk është një buxhet social, ndërsa shtoi se paketa fiskale nuk adreson problematikat në bujqësi.

‘Ky është një buxhet që rrit taksat. Nuk është buxheti i Bujqësisë, kjo paketë fiskale duhet të adresonte problematikat. Do të doja që në këtë paketë fiskale të hiqnim skemën e TVSH-së.  Ky nuk është një buxhet social. Arsim shëndetësi ky buxhet nuk i mbështet. Ky është buxheti i tallavasë e bakllavasë.’- u shpreh Teliti.

Por deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj, tha se bujqësia nuk ka marrë fondet që duhet të kishte marrë, por nuk ka marrë më pak se viti i kaluar.

‘Asnjë opozitë nuk e miraton buxhetin e mazhorancës. Ndikimi i të qenit në opozitë është i tillë që nuk e miraton opozitë buxhetin e mazhorancës. Ka marrë një vlerësim pozitiv nga progres raporti i KE-së. Bujqësia nuk ka marrë fondet që duhet të marrë, por nuk ka marrë më pak. Është në vëmendje çështja e bujqësisë. Ekonomia shqiptare ishte më e qëndrueshmja në rajon.’- tha Resulaj.

Sakaq deputeti demokrat, Xhelal Mziu, e cilësoi si skandaloze shifrën për buxhetin për bujqësinë.

‘Ky buxhet ka theluar hendekun e varfërisë në Shqipëri. Buxheti që jep ndaj bujqësisë është në shifra skandaloze. Jemi i vetmi vend i NATO-s që nuk kemi bërë asnjëlloj blerje të flotës ushtarake siç kanë bëtë edhe shtete të tjera. Ne jemi vendi i parë në Evropë që kemi përqindjen më të lartë të punësuarve në shtet në raport me të punësuarit në total. Këtu edhe ato pak subvencione që jepen nga buxheti i shtetit shkojnë për administratën korruptive.’- tha Mziu.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?