Në një dëgjesë me banorët e Njësisë 5 në Tiranë për buxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama theksoi se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar është parashikuar në buxhet është parashikuar një zë i veçantë për rimbursimin e barnave kundër kancerit.
“Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, kanceri ka filluar të bëhet si grip; rastet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Realisht nuk ka javë që unë mos të marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i është shfaqur në trupin e një të afërmi kanceri. Juve e keni ndjekur trajektoren e spitalit onkologjik nga larg, keni ndjekur atë çfarë ndodhi para ca kohësh, ndiqni edhe përpjekjet e ulëta që bëhen për ta shfrytëzuar edhe kancerin për politikë, por ajo që është reale është përtej të gjithave…
Sot është koha kur nuk mundet më të shtyjmë për shkak të vështirësive përkatëse, problemit të barnave, të mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës të pacientëve që kanë kancer, sepse janë barna që kushtojnë. Por njësoj siç ndodh në një familje kur largohet kjo sëmundje, unë di diçka lidhur me këtë nga jeta ime personale, të gjithë nuk kanë më mendje vetëm te detyrimi…
Për herë të parë — po nëse fillon për herë të parë — do të vazhdojë çdo vit, ne kemi përcaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për kancerin për njerëzit tanë. Mund të duket si fantazi që shumë gjëra më kanë ndodhur”,- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me banorët e Njësisë 5: Kushtetuesja t’i qëndrojë besnike vendimit, t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën











