Projekt-buxhetin 2025 në parlament/ Toska: Fjalimi i Ramës i vjetëruar, iu shmang debatit! PD me protestën nesër kërkon të karikojë njerëzit para zgjedhjeve

Gazetari Almer Toska komentoi në ‘Studio Live’ Report Tv debatin e sotëm në parlament lidhur me projekt buxhetin 2025. Toska theksoi për Arbër Hitajn se Rama sot nuk donte të debatonte me opozitën dhe sipas tij mbajti një fjalim të dobët. 

Në këtë debat pritet të ketë më shumë përplasje të zjarrtë për zgjedhjet e ardhshme. Jemi në vit elektoral. Mu duk fjala e Ramës shumë e vjetëruar një fjalore që nuk kishte argumenta por detaje për tu shmangur debatit. Nuk është në lartësinë e dikurshme kur përplasej. U përpoq të ikte se sa të debatonte. E quan rëndësi të dhënë opozitës se sa debat konstruktiv me ta. Pres nga palët më shumë lufta argumentash, për të zbardhur të vërtetën e buxhetit. Në luftën e shifrave qytetarët nuk kuptojnë. 

Sa i përket pensionistëve, Toska thotë se ata janë shtresa më e pranishme të shoqërisë pasi të rinjtë po largohen dhe sipas tij është një shtresë që qeveria e ka harruar.  

Pensionistët po bëhen shtresa më e pranishme në jetën tonë të përditshme. Të rinjtë po brakstisin vendin dhe pensionistët janë banorët e Shqipërisë. Janë ata që votojnë të parët dhe janë të fundit në kujdesin e shoqërisë. Njerëqzit më të ndërgjegjshëm, njerëzit që nuk e shkelin ligjin. Shtresë që qeveria e ka harruar. Pensionet në Shqipëria janë më të ulëta. 
Përbëjnë marzhin më të lartë numerik të votuesve. Kjo qeveri  nuk i ka trajtuar pensionistët në mënryë të drejtë. Kontributi që marrin mbrapsht është i pamjaftueshëm. Kjo duhet të jetë kambanë alarmi.

Lidhur me protestën nesër të opozitës Toska thotë se PD-së i duhen numrat. 

Protestat asnjëherë nuk janë të dëmshme. Politikisht opozita ka synim të karikojë njerëzit, ti ketë në fokusin e ngjarjeve politike. Mendoj se opozita më shumë se një protestë i duhet një numër i shtuar njerëzish përballë parlamentit. Nxjerrja e numrave tregon besueshmëri. Në momentin që nuk shohim numra humbet besueshmëria. Opozita duhet të rishikojë vetveten. Kjo është një nga çështjet e opozitës. 

Më tej gazetari shprehet se partitët e reja kanë dalë nga e djathta.

Mendoj se asnjë nga partitë e reja nuk do nxjerr deputetë. Shqiptarët nuk e çojnë votën dëm. A i shërbejnë qevrisë apo qytetarëve. Përditë dalin parti të reja. Edhe ai që hiqet si shpresa e Shqipërisë. Ai që ka vjehrrin të korruptuar nga e djathta ka dalë. Janë xhaketa të grisura, njerëz të konsumuar, kërkojnë të përfitojnë zhgënjimin e shqiptarëve nga partitët e mëdha. Janë karrieristë. Kemi dhënrdin e vjehrrit të korrptuar. Ka qenë mik i Salianjit pastaj shkoi tek Kreshnik Spahiu, ka qenë tek Nisma Thurje, ishte më parë tek çadra e Lulzim Bashës. E di që shqiptarët janë të ndarë majtas dhe djathtas nuk e çojnë votën dëm. 

Toska së fundmi përmend edhe debatin me Alibeaj dhe me lëvizjen ‘Djathtas 1912’ duke përmendur edhe një herë se janë të paguar nga dy deputetë socialistë për këtë parti të re. 

E kam thënë publikisht se Alibeaj financohet nga dy deputetë të majtë. Edhe ai në një dalje u kundërpërgjigj. Edhe unë me një shkrim u kundërpërgjigja. Kemi punuar 10 vjet në Fier. Ai mban kartën e parimorit, dhe kjo bie. Ka përjashtuar nga Lushnja Myslim Murrizin kur mbajti mandatin. Doli kundër Berishës dhe shkoi tek Basha. I pëlqeu karrigia e kryetarit dhe aty tek Basha mësoi huqet e këqija të politikës. Përveç Alibeaj që ka një stof politikani, të tjerët janë karta të djegura. Janë njerëz që kanë luajtur herë majtas dhe djathtas. Streha e fundit është shtëpia e Alibeajt. 

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje