Vilat qeveritare do të rijetëzohen përmes bashkëpunimit të privatit dhe do t’i shërbejnë sektorit turistik në vend. Projekti është i Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe konsiston në zhvillimin dhe transformimin e pronave shtetërore në, me një fokus të veçantë në qytetet kryesore të vendit
Të hënën janë botuar në fletoren zyrtare 2 vendimet të Korporatës, të marra më 11 janar, idetë për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar për një vilë Velipojë 8.100 m2 si dhe për rezidencat qeveritare te zona e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.
“Hospitality Albania” quhet projekti i Korporatës së Investimeve dhe parashikon që për vilën në Velipojë, e njohur pasi aty pushonte edhe ish-diktatori Enver Hoxha, privati ta zhvillojë pronën shtetërore me qellim përshtatjen ne strukturë akomoduese hotel ose butik hotel, të cilat mundet ti bashkohen strukturave që menaxhohen ose janë në proces ndërtimi projektimi për tu operuar e menaxhuar si struktura akomoduese me 5 yje.
Në projekt thuhet se partneri do të zgjidhet për t’u përfshirë në këtë model për burimet financiare të tij apo partnerëve të tij dhe për kapacitetet e tij të provuara në realizimin e turizmit të këtij niveli, të cilat mund të përdoren nga personalitete apo figura të ftuara nga institucionet e përfshira në protokollin e shtetit.
Vendi ku ndodhet vila në Velipojë
Historikisht, rezidenca është përdorur nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, udhëheqës politikë, diplomatë të huaj dhe, në raste të caktuara, nga personalitete ndërkombëtare. Gjendja ekzistuese e saj është funksionale, por strukturat janë të amortizuara, duke pasur nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe ndërhyrje për t'u përshtatur me standardet moderne. Aktualisht, ajo përdoret shumë rrallë dhe mbetet aset i “fjetur”.
Zona e Vilës në Velipojë, pjesë nga dokumenti
Një skemë e ngjashme do të përdoret edhe për rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati. Në dokumentin e hapjes së projektit thuhet se rezidencat qeveritare të Vlorës, dikur ndërtesa të dedikuara për pritjen e personaliteteve të rëndësishme dhe organizimin e ngjarjeve zyrtare, sot përfaqësojnë një pjesë të historisë sëmikpritjes shqiptare.
“Megjithatë, me kalimin e kohës dhe ndryshimin e nevojave, këto prona kanë humbur funksionalitetin e tyre dhe janë kthyer në struktura rrallëherë të shfrytëzuara, duke u bërë një barrë financiare për mirëmbajtje dhe një pasuri e fjetur pa një kthim të prekshëm ekonomik”, thuhet në dokument.
Pamjet nga lart, vendi ku ndodhet rezidencat qeveritare
Korporata e Investimeve Shqiptare shkruan se rezidencat qeveritare do të përfshijnë standardet më të larta të mikpritjes dhe se projekti synon të integrojë arkitekturën bashkëkohore me teknologjitë e gjelbra dhe inovacionet më të fundit në sektorin e turizmit.
“Nëpërmjet bashkëpunimit me zinxhirë hotelierë prestigjiozë dhe investitorë, këto prona do të pozicionohen si destinacione turizmi të klasit botëror. Në thelb të këtij vizioni qëndron krijimi i një ekosistemi turistik që promovon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës për komunitetet lokale”.
Zona e rezidencave në Vlorë, pjesë nga dokumenti
Tashmë procedurat konkurruese për të dyja projektet janë hapur dhe priten aplikimet dhe afati i fundit është 28 shkurti.
Qenka nje pike e vogel sa ajo e Mirela Kumbaros qe pika qe nuk ju bije Kumbaros, Rames, Saliut dhe gjithe te tjereve qe e ben kete vend copa copa. Jepe dhe vilen e Surrelit me PPP.
PërgjigjuVidh te vjedhim
PërgjigjuNjësoj është....mund t'i kishin xan gjatë 1997 dhe sot mund të ishin stalla bagëtish....
PërgjigjuSituata esht dramatike kto kerrma nuk paskan te ngopur!njerez mos boni gabim ti votoni partit e vjetra.jan te gjithe per burg
PërgjigjuFjale pafund dhe shkaterim. Se mos ju mbetet ndonje cope shqiperie apo gjelberim pa shitur dhe shkateruar. Nuk jua ka lene shqiperine trashegom babai dhe nena o ndyresira qeveritare dhe politikane qe e beni copa.
Përgjigju