Muzeu Historik Kombëtar do t’i nënshtrohet rikonstruksionit fizik si jashtë ashtu edhe brenda mjediseve të tij. Nuk do të ndryshohet asgjë, do të ruhet po e njëjta volumetri, mozaiku gjithashtu do rikonstruktohet me gjithë elementët e tij pra do ketë një rikonstruksion të thellë jo të sipërfaqshëm pasi ka dëmtime që ka pësuar nga koha”, u shpreh drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani gjatë një interviste televizive. Ajo shtoi se ky është momenti i duhur për rikonstruksionin e muzeut pasi dhe gjithë sheshi ”Skënderbej” tashmë është i rikonstruktuar dhe gjallon nga lëvizja e njerëzve.
Një komponent tjetër i rëndësishëm është ekspozita e tij pra linja muzeore që ai ofron. Duhet të kemi një muze të qytetërimit dhe për këtë po punon gjithë grupi i ekspertëve dhe interesante në këtë pikë është mënyra e tregimit të historisë së këtyre pavijoneve. Janë një grup prej 20 ekspertësh që po punojnë për këtë pjesë.
Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani
Dollani u shpreh se ajo që do vijë ndryshe në këtë pjesë është heqja e ngarkesës ideologjike, pra, do të ketë orientim tek faktet.
Do paraqiten dokumente historike autentike pra do paraqitet historia me fakte jo më me interpretime. Rikonstruksioni i muzeut do e bëjë atë të jetë i kohës dhe do të ketë elementin e edukimit pra do të jetë një muze i të gjithëve dhe i atyre që vijnë e vizitojnë për të njohur Shqipërinë nëpërmjet këtij muzeu.
Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani
Muzeu do të ketë një prezantim ndryshe me platforma dixhitale, me staf i cili shpjegon paraprakisht se çfarë do vizitosh, për çfarë je i interesuar pra do ketë një shumëllojshmëri të programit të muzeut. Kosto e këtij projekti do të ketë një vlerë paraprake deri në 13 milionë euro. Mënyra e ndërhyrjes është menduar me faza në mënyrë që të mos kemi kurrë një mbyllje të plotë të muzeut, pra që ekspozitat dhe pjesa edukuese të vazhdojë.
Drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës Arta Dollani