Projekti 'Green Coast', nxitës i punësimit dhe promovimit të vlerave të Palasës

Projekti 'Green Coast', nxitës i punësimit dhe promovimit të vlerave të Palasës

Turizmi është transformuar në një prej industrive kryesore përsa i përket ndikimit në ekonominë kombëtare të Shqipërisë dhe akoma më shumë për ekonomitë e vogla lokale. Krahas vëmendjes së institucioneve qeverisëse, qendrore apo vendore, ndikim të madh ka pas edhe investimi nga ana e shoqërive private. Mbështetja e zhvillimit të turizmit në një perspektivë strategjike është shumë e rëndësishme, pasi prek dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në shumë aspekte ekonomike, sociale, mjedisore etj. Turizmi është një nga sektorët ku ndërthuren industri dhe shërbime të ndryshme, ndaj si i tillë gjeneron dhe garanton zhvillim të qëndrueshëm.

Nuk janë të pakta rastet ku investitorë privatë, nëpërmjet projekteve të ndryshme në këtë sektor, janë transformuar në faktorë të rëndësishëm jo vetëm për ekonominë lokale, por dhe më gjerë.

Palasa, fshati i parë sapo zbret Qafën e Llogorasë, së fundmi është kthyer në një destinacion turistik mjaft tërheqës. Plazhi i Palasës çdo vit e më shumë vizitohet jo vetëm nga turistë vendas, por edhe të huaj. Jo rastësisht ky fshat i bukur kohët e fundit po lakohet gjithmonë e më shumë,sa herë flitet për turizmin, apo Rivierën Shqiptare. Green Coast Resort & Residences, një projekt  me investitor Grupin Balfin, një nga grupet investuese më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duket që është kthyer në një promotor të zhvillimit lokal të zonës së Palasës dhe rrethinave të saj.

Si një destinacion elitar dhe ofrues i një shumëllojshmërie shërbimesh,Green Coast duket seka prekur dhe ndikuar pozitivisht në çdo arterie të ekonomisë së zonës. Produktet lokale gjenden në çdo recetë të shijshme dhe në specialitetet e restoranteve dhe bareve në Green Coast, i cili tashmë po dëshmon të jetë një nga promotorët e vlerave të Palasës dhe zonës përreth.

Por kontributi kryesor i Green Coast nëzonën e Palasës dhe që i jep frymëmarrje ekonomisë lokale është punësimi.

Gjatë ndërtimit të rezidencave dhe veçanërisht tani që projekti po popullohet, Green Coast është një ndër punë-ofruesit më të rëndësishëm në këtë zonë. Një projekt i tillë, ku integrohen shumë shërbime, ka krijuar hapësira dhe mundësi të shumta punësimi.

Ogerta Manelli, drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore pranë kompanisë “Green Coast”, shprehet se:“Një nga përparësitë tona është jo vetëm nxitja e punësimit të komunitetit pranë nesh, por edhe kualifikimi i tyre. Ky është njëinvestim i përmasave të mëdha, ndaj hapësirat për punësim janë po ashtu të mëdha. Sipas planifikimeve tona, në vitin 2024 numri i të punësuarve në resort do të arrijë gati në 600 persona, shifër kjo75% më e lartë se numri i tyre kur ky projekt nisi. Ky numër në rritje vit pas viti, na bën të ndihemi krenarë sepse kështu kontribuojmë direkt në mirëqenien e familjeve të zonave përreth. Resortiprek disa fusha shërbimesh, dhe për rrjedhojë ofrohen mundësi punësimi për kategori dhe profesione të ndryshme duke filluar nga inxhinierët elektrikë, mekanikë, agronomë dhe inxhinierë mjedisi, specialistë të fushave të ndryshme për ndërtim dhe mirëmbajtje, e deri te kopshtarët dhe punonjësit e pastrimit. Siç e shihni mundësitë janë të mëdha, ndaj ne ftojmë këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij projekti madhështor jo vetëm nga zona përreth por nga i gjithë vendi!”.

Krijimi i vendeve të reja të punës shikohet si një“digë”e rëndësishme për të ndaluar rrjedhjen e të rinjve jashtë Shqipërisë. Rritja e mundësive për punësim në vend ul ndjeshëm emigracionin dhe “plakjen” e shumë zonave “të kërcënuara” prej vitesh të rrudhen, të harrohen dhe të humbasin pak nga jeta dhe historia e tyre.

Gjithashtu, punësimi është edhe ndikues i drejtpërdrejtë në rritjen e standardeve ekonomike dhe sociale të komuniteteve. Dhe kjo është akoma më e dukshme kur bëhet fjalë për komunitete të vogla si fshatrat e bregdetit në jug të Shqipërisë. Këto investime, më shumë se kurrë, ndikojnë në jetën e komunitetit përreth duke e gjallëruar si në aspektin ekonomikashtu edhe social dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen dhe forcimin e vlerave kulturore dhe historike të zonës.

Shpresojmë që investime të tilla si Green Coast Resort & Residences me ndikim real në ekonomi dhe jo vetëm, tëmarrin jetë dhe të shtohen sa më shumë në vendin tonë.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 23/07/2020 15:00

    Saimir Mane dhe grupi Balfin jane me te nderuarit ne ekonomist nomine shqiptare duke dhene ndihme absolute per mijera familje por dhe duke mbushur arken e shtetit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki