Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri paraqiti sot gjetjet dhe rekomandimet e projektit "Vlerësimi i Kuadrit Antikorrupsion në Shqipëri" (ACFA), që do ta ndihmojë vendin të ndërmarrë një proces serioz reformash, me objektiva të qarta, konkrete dhe të verifikueshme, thelbësor për llogaridhënien kundrejt gjithë qytetarëve shqiptarë. Projekti vlerësoi kuadrin ligjor dhe institucional ekzistues për parandalimin e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, si qasjen në informacionin publik, financimin e partive politike, bilbil-fryrësat, deklarimet e pasurive nga zyrtarët publikë, rregulloren e konfliktit të interesit, hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e korrupsionit, si dhe luftën kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor.
ACFA ka bërë një numër rekomandimesh të hollësishme për politikëbërësit shqiptarë dhe institucionet shtetërore për trajtimin me seriozitet të boshllëqeve të identifikuara, me qëllim që të forcohen masat për parandalimin e korrupsionit dhe të nxitet lufta kundër korrupsionit. Këto rekomandime përfshijnë ndryshimet e legjislacionit mbi konfliktin e interesit, deklarimin e pasurive, si dhe ligjit mbi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Janë bërë gjithsej 68 rekomandime mbi mekanizmin e qeverisjes, juridiksionin dhe sjelljen e mirë gjyqësore në fushën e hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit të shkeljeve që lidhen me korrupsionin.
Në seminar morrën pjesë Shefja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin, Kreu i Njësisë për Shqipërinë në DG NEAR (Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit) të Komisionit Evropian, Vassilis Maragos, Ministri shqiptar i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, si dhe përfaqësues të gjithë institucioneve përkatëse dhe partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Korrupsioni është kriminal dhe imoral. Është vjedhje që ju bëhet ju të gjithëve dhe secilit qytetar shqiptar. Ata që shfrytëzojnë besimin e publikut për përfitime personale duhet të mbajnë llogari. Politikat që mbështesin integritetin dhe qeverisjen e mirë duhet të kenë përparësi kyçe. Integriteti është thelbësor për ndërtimin e institucioneve mjaftueshëm të forta për t'i rezistuar korrupsionit", vuri në dukje Ambasadorja Vlahutin në fjalën e hapjes.
"Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit është çështje kyçe në agjendën e zgjerimit dhe një nga shqetësimet kryesore që duhet trajtuar në Shqipëri. Tani është thelbësore të shohim përpjekje bindëse, progres të qëndrueshëm, si dhe rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në këtë fushë ", përforcoi Vassilis Maragos në përmbyllje të veprimtarisë.
Bashkimi Evropian është angazhuar vazhdimisht me autoritetet shqiptare dhe ka siguruar udhëheqje për reforma jetësore. Veç kësaj, e ka mbështetur Shqipërinë me mbi 150 milion euro të dhëna për reformat në shtetin e së drejtës. Projekti i Vlerësimit të Kuadrit Antikorrupsion (ACFA) kushtoi 300.000 €.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com