Projekti i BE-së, bursa për studimeve
jashtë të rinjve shqiptarë

Projekti i BE-së, bursa për studimeve<br />jashtë të rinjve shqiptarë
TIRANE- Të rinjtë që studiojnë në Universitetin e Tiranës, kanë mundësi për t'i transferuar studimet e tyre edhe jashtë vendit. Gjatë këtij viti akademik, në muajin nëntor do të nisin aplikimet për 50 bursa studimi në disa dhjetra universitete të Europës Perëndimore, ndërkohë që kreditet e tyre studentët mund t'i transferojnë nga një universitetet në tjetrin. Ervin Demo, zëvendës rektori i Universitetit të Tiranës thotë se kjo nismë, është pjesë e projektit "Erasmus Mundus" e BE-së.

"Kryesisht bursat konsistojnë në bursat e mobilitetit të një semestri dhe dy simestra. Përsa i përket studentëve që kanë filluar një degë të caktuar dhe janë regjistruar ata mund të vazhdojnë një pjesë të studimeve në një universitet që është pjesë e BE dhe pastaj të rikthehen. Priten rreth 50 bursa ku do fillojë aplikimi në muajin nëntor dhe ado të vazhdojë deri në muajin shkurt. Ata që përzgjidhen vazhdojnë studimet aty ku kanë vendosur në shtator të vitit 2014"- shpjegon Demo. Kriteret për fituesit e bursave do të vendosen nga vetë universitetet e huaja në bazë të degëve që do të kërkojnë të rinjtë. Aplikimi është transparent, pasi e gjithë procedura do të jetë online. "Procedurat janë online.

Ata dallohen nga univeriteti ku ata aplikojnë. Ata marrin një vlerësim, ku aplikimimet më të forta janë ato që përzgjidhen në fund, por vlerësimi bëhet nga universitetet ku ata aplikojnë"- u shpreh Demo. Ky është viti i pestë që Universiteti i Tiranës aplikon dhënien e bursave për studentët të cilët duan t'i vazhdojnë studimet edhe jashtë vendit, ndërkohë që për ta mbulohet edhe një pjesë e shpenzimeve për akomodim. Përveç studentëve, bursa përfitojnë edhe pedagogët që kërkojnë zgjerimin e njohurive të tyre.
 
Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali