Projekti i financimit, ndihmë
për të rinjtë e papunë

Projekti i financimit, ndihmë<br />për të rinjtë e papunë
Institucionet shtetërore në nivel qendror dhe lokal do të ndihmojnë me para të rinjtë e papunë, me qëllim për t’i integruar në tregun e punës në Shqipëri. Do të ndihmohen një kategori e caktuar të rinjsh të papunë, të cilët kanë një projekt konkret për të hapur një biznes.

Komisioni i Ndihmës Shtetërore, në mbledhjen e tij të radhës të datës 25.10.2016, shqyrtoi planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për projektin të rinj drejt një profesioni”. Projekti do të zbatohet fillimisht në territorin e Bashkisë së Tiranës, për t’u shtrirë më pas në të gjitha bashkitë. Po si do të ndihmohen të rinj, kush përfiton, sa përfiton dhe kushtet për të marrë ndihmë financiare nga bashkia?

Projekti parashikon të mbështesë kategorinë e të rinjve nën moshën 24 vjeç, të cilët kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit, por që kanë më pak se 24 muaj që kanë mbaruar këto studime dhe janë të papunë.

Plani i ndihmës parashikohet të fillojë zbatimin në vitin 2016 dhe do të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare. Vlera totale e ndihmës dhënë një ndërmarrjeje të vetme nuk i kalon 14.000.000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për një periudhë financiare prej tre vjetësh, e llogaritur në përputhje me kushtet dhe parimet e përcaktuar në vendimin e qeverisë nr. 605, datë 31.8.2016. Ndërmarrjet fituese do të përfitojnë gjithashtu nga projekti një financim mujor në masën 100 për qind të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore, me kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 6 (gjashtë) muaj. Bashkia e Tiranës, brenda datës 31 mars të çdo viti, do të paraqesë raport për impaktin e ndihmës shtetërore gjatë vitit paraardhës financiar. Bashkia e Tiranës duhet të ruajë të gjitha të dhënat për zbatimin e skemës deri në dhjetë vjet, pasi ndihma e fundit individuale të jetë dhënë në kuadër të kësaj skeme.

Ndërmarrjet e sapokrijuara
Përpos grupit të parashikuar nga vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, ligji parashikon edhe një grup të përgjithshëm, që drejtojnë ndërmarrje të vogla të sapokrijuara, të cilët mund të përfitojnë nga ndihma shtetërore. Konkretisht, ndihma për ndërmarrjet e vogla të sapokrijuara, të cilat janë regjistruar për herë të parë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit gjatë 12 muajve të fundit, lejohet nëse vlera e ndihmës nuk kalon masën 200 000 euro dhe nëse vlera vjetore nuk duhet të kalojë 33 për qind të vlerës së ndihmës së parashikuar. Po ashtu, intensiteti i ndihmës nuk duhet të kalojë 40 për qind të kostove të pranueshme për 3 vitet e para pas krijimit të ndërmarrjes dhe 30 për qind në dy vitet pasardhëse.
 
Format e ndihmës
 
Grandet dhe subvencionet;
Përjashtimin, uljen dhe diferencimin e taksave;
Faljen e pagesave të prapambetura dhe gjobave;
Faljen e borxheve ose mbulimin e humbjeve;
Garancitë mbi kreditë ose dhënien e kredive me norma interesi të ulëta;
Uljen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore;
Uljen e çmimit të produkteve të ofruara;
Zmadhimin e kapitalit te ndërmarrjet ose ndryshimin e vlerës;
 
Vendimi i komisionit
 
1. Të miratojë planin e dhënies së ndihmës shtetërore “Për projektin të rejat drejt një profesioni”.
 
2. Çdo ndryshim lidhur me vlerën, kohëzgjatjen ose kriteret e ndihmës duhet të njoftohet dhe të marrë miratimin e KNSH-së.
 
3. Bashkia e Tiranës, brenda datës 31 mars të çdo viti, të paraqesë raport për impaktin e ndihmës shtetërore gjatë vitit paraardhës financiar.
 
4. Bashkia e Tiranës të ruajë të gjitha të dhënat për zbatimin e skemës deri në dhjetë vjet, pasi ndihma e fundit individuale të jetë dhënë në kuadër të kësaj skeme.
 
5. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë