Në fokus të takimit ishte finalizimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Azerbajxhanit për bashkëpunimin në zhvillimin e Master Planit të Gazifikimit të Shqipërisë. Gjiknuri u shpreh për nevojën e bashkëpunimit edhe për vënien në punë të termocentralit të Vlorës duke shfrytëzuar infrastrukturën potenciale lidhëse të projektit të gazsjëllësit TAP që do të lidhë burimet e detit Kaspik me Evropën.
Gjatë takimit me drejtuesin e kompanisë shtetërore të naftës SOCAR, Gjiknuri u shpreh për një bashkëpunim konkret edhe në objektiva si financimi i rrjetit të shpërndarjes së gazit, ndërtimin e një impianti rafinimi modern e krijimin e Institutit të Naftës dhe Gazit në Shqipëri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)