Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite

Për herë të parë në Korçë po mbahet Nasa SpaceApps Challenge, ku 60 të rinj shqiptarë po provojnë veten, si pjesë e një projekti botëror me pjesmarrjen e 70 mijë të rinjve, mbi njohuritë për agjensinë hapësinore. Drejtuesja e projektit Hatixhe Bilibashi tregon me detaje se kush janë sfidat e të rinjve në këtë projekt.

“Iu vë në dispozicion të dhëna dhe librari që NASA i ka në hapësirat e veta. Këta të rinj kanë akses për ti përdorur dhe tu japin zgjidhje sfidave. Këto sfida kanë lidhje me planetë të ndryshëm, me hënën, me hapësirën e tokës, me identifikimin e zjarrëve, ruajtjen dhe eficensën e energjisë dhe kërkohet zgjidhje nga këta të rinj”, thotë Hatixhe Bilibashi.

Ky projekt vjen për herë të 10 në Shqipëri, ndërsa në një olimpiadë të mbajtur në Arabinë Saudite 17-vjeçari shqiptar Blendi Avdolli arriti të fitonte medaljen e artë. 

“Këtë vit fitova medaljen e artë në Arabinë Sauditë për Olimpiadën e parë të Inteligjencës artificiale, që ishte një olimpiadë botërore me 90 konkurentë që përsfshinin Amerikën, Kinën, Holandën. Ne duhet të krijonim një inteligjencë artificiale, e cila parashikonte zjarret në Afrikë. Kishim një data-set të dhënash nga 2001 në 2017 dhe duhet të bënim parashikimet e zjarreve. Përgatitja ime ka nisur që në moshën 10-vjeçare për këtë olimpiadë”, thekson Blendi Avdolli.

Këtë herë në Korçë NASA kërkon që të rinjtë e përfshirë ti japin zgjidhje 20 sfidave të përzgjedhura.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend