Projekti i TIKA-s modernizon
muzeun etnografik
Vizitorët e muzeut etnografik të Krujës prej disa ditësh kanë mundësi të njihen me guidën dhe profesionet e traditës në qytet, me anë të monitorëve dhe ekranëve televizivë të instaluar në mjediset e tij.
KRUJË - Vizitorët e muzeut etnografik të Krujës prej disa ditësh kanë mundësi të njihen me guidën dhe profesionet e traditës në qytet, me anë të monitorëve dhe ekranëve televizivë të instaluar në mjediset e tij. Gjithçka është realizuar falë projektit të përbashkët me Agjencinë turke TIKA, thotë drejtori i muzeve, Medi Hafizi.
Sipas të njëjtit burim, në mjediset e godinës 240-vjeçare tashmë janë vendosur dy monitorë "touch screen”, që funksionojnë me prekje dhe që mundësojnë informimin e vizitorëve me një sërë elementësh historikë dhe tradicionalë të objekteve që janë ekspozuar në muze.
Gjatë vizitave, turistët vendas dhe të huaj mund të ndjekin në tetë ekrane televizive shfaqjen e fotove të hershme të punishteve dhe mjeshtrave të gdhëndjes, endjes së sixhadeve apo të zejeve të tjera të trevës së Krujës. 10 manekinë me kostume popullore, të përgatitura nga etnografja Afërdita Onuzi, janë pjesë e ndryshimeve pozitive në muze, tha Hafizi. Projekti, realizuar nga TIKA, në vlerën e 33 mijë eurove, i ka shërbyer rritjes së interesimit të turistëve për muzeun etnografik.
Ky muze i Kulturës Popullore ndodhet në oborrin e kalasë, aty ku është ndërtuar në vitin 1981 edhe Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Muzeu etnografik ka mbi 1200 objekte origjinale, të vendosura në të dy katet e banesës qytetare të vitit 1764.
Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.8%
-
Jo
49.7%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 7462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarri në Shëngjin, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për banesat dhe bizneset! Do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri
30 Korrik, 22:51
-
Zjarr në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: Dy fjalë për ata që gjetën 'fajtorët', shpëtuam banorët nga flakët por jo nga shfryrja pafre e fantazisë së tërbuar
30 Korrik, 22:45
-
Gara e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë, ngushtohet rrethi i emrave të përfolur për postin e nënpresidentit
30 Korrik, 22:36
-
7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen
30 Korrik, 22:21
-
Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'
30 Korrik, 22:15
-
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët
30 Korrik, 22:02
-
Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit
30 Korrik, 21:44
-
Dash Sula nuk përmbahet gjatë seancës plenare, hipën mbi tavolinë dhe u thërret kolegëve
30 Korrik, 21:29
-
Mero Baze: Për të qetësuar të 'egërsuarit' e sotëm të opozitës
30 Korrik, 21:18
-
Zbardhen emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së! Zgjidhet anëtare edhe Helena Kaçe, 'pasardhësja' e Ramës
30 Korrik, 21:11
-
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona
30 Korrik, 21:10
-
Sulmi izraelit në bastionin e Hezbollahut, humb jetën komandanti i lartë! Lëshohen raketa në veri të Izraelit
30 Korrik, 21:01