TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar edhe paraditen e së shtunës prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e “Selitës”. INUK u dha kohë banorëve të këtyre shtëpive pa leje, që të boshatisin banesat, për t’i hapur rrugë aksionit, që do të pasojë me ndërtimin e Unazës së Re.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot një aksion në zonën e Selitës në kryeqytet për prishjen e disa objekteve për lirimin e hapësirave publike dhe mundësimin e zbatimit të projektit për Unazën e Re.
Mësohet se janë 30 objekte të cilat priten të prishen, pronarët e të cilëve sipas INUK janë shpronësuar. Deri më tani janë prishur 17 objekte nga 30 gjithsej që janë planifikuar për tu shkatërruar.
Aksioni pritet të vijojë gjithë ditën, ndërsa deri më tani raportohen disa konflikte sporadike apo kundërshtime nga ana e pronarëve.
INUK, prej ditësh ka nisur aksione në kryeqytet, për prishjen e objekteve pa leje, si dhe lirimin e hapësirave publike. Në këtë mënyrë po vazhdohet puna me shembjen e ndërtesës, pavarësisht kundërshtimit dhe rezistencës së banorëve të prekur nga plani Urbanistik.

(Në foto: Aksioni i INUK në zonën e Selitës) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO