Reformat në fushën e të drejtave të pronësisë dhe në veçanti plani i veprimit për zbatimin e vendimeve gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR) për kthimin dhe kompensimin e pronave do të jenë pjesë e prioriteteve afatshkurtra dhe afatmesme të qeverisë.

Për këtë është miratuar dhe plani 6 vjeçar që tashmë ka nisur dhe parashikohet përfundimi në vitin 2020.

Tashmë është propozuar që inventari i pronave publike të bëhet publik dhe online. Për këtë qeveria deklaron se është realizuar identifikimi i këtyre pronave.