Beteja për ujin, banorët e Tragjasit sërish në protestë! Gati padia për dy bashki dhe institucionin në varësi të Ballukut!

Gra, burra dhe fëmijë u mblodhën në Tragjas të Vlorës, në një protestë ndryshe nga herët e tjera. Pranë burimit natyror të Izvorit, që ata zotohen se do ta mbrojnë me çdo kusht, shpalosën planin për të çuar çështjen në gjykatë. Në protestë morën pjesë emigrantë, të ardhur që nga Strasburgu e deri te Çikago e largët.

 “Unë kam ardhur nga Çikago sapo pashë lajmin se policia po sulmon bashkëfshatarët e mi. Jam shumë e prekur se jam rritur këtu. Nëse na marrin ujin e Izvorit, ne jemi të vdekur, fshati Tragjas është i vdekur. Nuk lejojmë që ujin në na e marrin oligarkët”, tha Sulltana Ferhati.

Banorët protestojnë prej muajsh kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri, që do të furnizojë zonën turistike në Dhërmi e Palasë. Çështja pritet të shkojë së shpejti në gjykatën administrative, pasi dyshohet se gjithë projekti është bërë në shkelje të ligjit. Avokatja e banorëve Suela Konxhoni tha se po mblidhen dokumente në çdo zyrë dhe po përgatitet padia për 4 institucione; Bashkia e Vlorës, e Himarës, Agjencia e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Baseni Ujor i Vlorës.

 “Nga pikëpamja ligjore, çfarë dokumentesh ka një institucion nuk i ka një tjetër, ndaj ne dyshojmë se janë kryer një sërë shkeljesh. Aktualisht  jemi duke hetuar nga ana administrative dhe së shpejti do i drejtohemi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Lushnje. Do te padisim Bashkinë Himarë, Bashkinë Vlore, Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Basenin Ujor, në varësi të Prefekturës”, tha avokatja e kontraktuar nga banorët.

Ekspertët e pavarur të angazhuar nga banorët kanë kryer matje në burimin e Izvorit, të cilat tregojnë se sasia e ujit është shumë më e pakët se sa përshkruhet në projektin e ujësjellësit. Të gjitha këto prova e fakte do t’i vendosen në dispozicion prokurorisë.

“Ne kemi bërë matje dhe rezulton se në Mars prurjet në burim janë 940 metër/kub dhe jo 2000 metër/kub sa thuhet në raportin e projektuesit. Kjo do të thotë se ujësjellësi mund të thajë burimin dhe  dëmton ekosistemin”, tha avokatja.  

Projekti që ka nxitur revoltën e banorëve të Tragjasit dhe Dukatit, titullohet “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik  Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III” dhe kushton 8 milionë euro, të buxhetit të shtetit.

Projekti parashikohet të marrë ujin në lumin Izvor në fshatin Tragjas dhe ta çoje në komplekset e resortet turistike, përmes kalimit të tubacioneve në tunelin e Llogarasë.  Punimet kanë nisur në korrik të 2024-së nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime (AKUK) një institucion që varet nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Xh.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albert: 22/03/2025 19:43

    Dhe PSE Shume vendas dhe krahinor nuk ndodhen fisikisht n protest me mendje she zemer jemi aty me t pa drejten QE po na behet dhe shpresojm t anullohet projekti te Cilin e firmosin per interesat e tyre,n rast t kundert do jemi me Shum na Ca mendohet per t mbrojtur ne cdo lloj menyre burimet e izvorit

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 23/03/2025 08:03

      L'utente jane prone è gjith popullit shqiptar .Nga veriu ne jug dhe jo vetem e tragjatasve. Uje do te marin te gjithe , keto duket qe nje d'ore qe nuk do te miren e vendit .Shteti te eci perpara me projektet per permiresimin e te gjiteve .

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

 Katër shenjat e horoskopit që do të pasurohen gjatë muajit prill

Katër shenjat e horoskopit që do të pasurohen gjatë muajit prill