Projekti për ‘Unazën e Re', Basha vijon me akuzat ndaj Ramës: Ka marrë 4 milion euro kapar

Projekti për ‘Unazën e Re', Basha vijon me akuzat ndaj Ramës: Ka marrë 4 milion euro kapar

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbështetje të banorëve të Astirit ka vijuar akuzuar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e Unazës së Re. Basha u shpreh se kryeministri Rama se ka marrë një kapar prej 4 milion eurosh për projektin, kapar që i është dorëzuar nga kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro

“Shqiptarët nuk po e mbajnë më sot peshën e keqqeverisjes. 40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton për bukë. Taksat janë rritur, prej vitesh vendi nuk qeveriset. Gjithaçka është kthyer në skema grabitjesh dhe vjedhjesh. Shembulli më i mirë është projekti i Unazës së Re. Këtu janë përfshirë kompani fantazmë dhe me letra falso. Dokumentat janë të dokumentuara se janë të falsifikuara. Po të mos ishte për banorët e zonës dhe disa prej mediave apo dhe mbështetjen e opozitës së bashkuar këto shtëpi do të ishin shembur. Tenderi ka shkelur çdo rregull. Një kompani është fantazmë. Përflitet një kapar 4 milion euro që Afrim Qëndro ia ka dorëzuar Edi Ramës. Iu kam thënë që pyesni ptokurorinë. E keni pyetur? Iu bëj ftesë dhe kërkesë që të hetoni kryeministrin, Afrim Qëndron. Janë aktorët kryesore në këtë vjedhje prej 40 milion eurosh. Kjo qeverisje ka shkaktuar zemërimin e qytetarëve në  çdo aspekt. Do të jemi këtu cdo ditë. Ramës i janë veshur sytë nga karrikja. Nuk e lë dot atë,”- tha Lulzim Basha


Lajmi kryesor:

Dita e 37-të e protestës të banorëve të ‘Astirit', Basha: Kanë mbështetjen tonë


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë