Projekti, sa më e fuqishme makina, aq më e lartë do jetë taksa

Projekti, sa më e fuqishme makina, aq më e lartë do jetë taksa

Qeveria parashikon të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve. Sipas një projekti që po diskutohet, sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më shumë do t’ju duhet të paguani taksë. Por, në strategjinë afatmesme të qeverisë parashikohet që në vijim të ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5. Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Konkretisht në dokument thuhet se do të bëhet “rishikimi i sistemit aktual të taksave të automjeteve në Shqipëri si: Aplikimi i taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkime të vetë automjetit. Rritja e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit. Gradualisht, përjashtimi nga taksat i automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro VI dhe V ose automjetet hibride / elektrike)”.

Po kështu do të kërkohet rinovim i flotës për kompanitë që kanë një të tillë dhe ofrojnë shërbime, për automjetet e transportit urban, ato të pastrimit të qytetit e disa kategori të tjera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taksidari: 05/07/2019 13:37

    Nese qeveria ka ne mend te beje dicka me vlere per kolaudimin e automjeteve dhe lehtesimin e taksave,nuk ka nevoje te "lodhet"shume;shembulli me I mire vendet fqinje,kryesisht,Italia. Nese duan te thellojne korupsionin,duke renduar perdoruesit e mjeteve,pra ekonomine e popullit;le te bejne eksperimente dhe t'ia lene perseri kesaj kompanie.

    Përgjigju
  • Dashi: 05/07/2019 10:36

    Po ik ore se vit per vit beni eksperimente. Gjasme te favorizoni makinat e reja. Ju makinat e reja i fusni ne kolaudim qe diten e pare te jetes

    Përgjigju
  • shqip: 05/07/2019 09:29

    si e si te merni lek o te degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Policia procedoi 17 deputetë për protestën e PD, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat e nuk hamë dot përshesh

Policia procedoi 17 deputetë për protestën e PD, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat e nuk hamë dot përshesh