Projekti "Sensor", Haxhinasto:
Rrugët do t’i bëjmë me 5 yje

TIRANE- Rreth 60 për qind e rrugëve në Shqipëri, kryesisht ato që lidhin vendin me fqinjët me 600 km rrjet, janë nën standardin mesatar të sigurisë rrugore, duke u klasifikuar me 1-2 yje, nga 5 që është maksimalja. Këto janë rezultatet e projektit europian “Sensor”, që bën matjen e 40 parametrave të sigurisë rrugore në shtetet europiane.

Për rritjen e sigurisë rrugore në vend, qeveria ka miratuar para pak muajsh një paketë prej 60 masash, që fokusohen në përmirësimin e elementëve të ndryshëm. Projekti “Sensor” përfundon në shtator dhe rezultatet e bëra dje publike janë paraprake. Skanimi i rrugëve është kryer me anë të kamerave. Nga të dhënat bëhet me dije se në 10 vitet e fundit janë regjistruar 100 mijë vdekje në rrugët e Europës dhe në çdo orë vdes një person.
Nëpërmjet projektit të BE-së “Sensor” për vitet 2011-2020 do të bëhët një evidentim dhe vlerësim i rrugëve shqiptare, sipas standardeve të BE-së.

Në Tiranë u prezantuan dje rezultatet paraprake të Vlerësimit të Sigurisë së Rrugëve në Shqipëri të realizuar nga projekti “Sensor”. Ky aktivitet u organizua nga Automobil Club Albania. Gjatë fjalës së tij ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha se projekti “Sensor” përbën një instrument shumë të vlefshëm si në duart e politikëbërësve ashtu dhe të atyre që merren me zbatimin e ligjit në rrugë.

Ministri Haxhinaso bëri të ditur se siguria në rrugë do të rritet duke investuar në rrugë të reja, në mirëmbajtje, por edhe në disiplimin e trafikut dhe kontrollin e rreptë të automjeteve dhe certifikimin e tyre.
”Aktualisht situata është mjaftë kaotike dhe nuk ka absolutisht asnjë sens për përcaktimin e intenerareve dhe linjave të ndryshme të atyre që operojnë. Kemi një shpenzim mbi 40% të panevojshëm nga operatorët si rezultat i linjave që egzistojnë sot dhe kemi trashguar plot shumë të vjetër të automjeteve që ofrojnë shërbimin ndërqytetas. Këto sjellin një kosto dhe një mungesë shërbimi cilësor", tha Haxhinasto.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com) 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua