Projekti STAR2, takim ndërkombëtar mbi modernizimin e qeverisjes vendore në 61 bashkitë e Shqipërisë

Projekti STAR2, takim ndërkombëtar mbi modernizimin e qeverisjes vendore në 61 bashkitë e Shqipërisë

U organizua sot në Tiranë takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe përpilimin e Procedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore” ku u shkëmbyen gjetjet kryesore mbi vlerësimet dhe rekomandimet mbi Procedurat Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore.

Takimi solli së bashku 180 punonjës të bashkive të Shqipërisë, përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administrates Publike, Shoqata e Bashkive e Shqipërisë dhe Shoqata për Autonominë Vendore,  PNUD, dhe komuniteti i donatorëve të STAR 2.

Zbatimi i Reformës Administrative Territoriale, Strategjisë së Decentralizimit, dhe Ligjit për Qeverisjen Vet-Vendore, zgjeroi jo vetëm territorin dhe popullsinë e bashkive, funksionet e kompetencat e tyre, por shtoi edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për shërbime më të mira, transparencë dhe përfshirje në vendimmarrje.

Për t’ju përgjigjur këtyre sfidave, 61 bashkitë u përballën me nevojën për të forcuar kapacitetet e tyre institucionale, duke u bazuar në procedura ligjore dhe për një administratë profesioniste.

Me këtë qëllim gjatë periudhës dhjetor 2017 deri në prill 2019, Projekti STAR2 mbështeti të gjitha bashkitë për të rritur njohuritë e tyre për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative, duke kryer vlerësimin e situatës përmes diskutimeve me 158 punonjës të bashkive, dhe me tej ngritjen e kapaciteteve për 195 punonjës të trajnuar nga 61 bashki. Në vijim, me punonjësit e 9 bashkive, Berat, Kucovë, Skrapar, Shkodër, Lezhë, Fushë-Arrëz, Elbasan, Gramsh dhe Krujë u punua për zhvillimin e 180 Procedurave Standarde të Veprimit për buxhetin lokal, prokurimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe treguesve perkates te monitorimit.

Fale kësaj asistence punonjesit e bashkive qe u angazhuan në procesin e hartimit të Procedurave Standarde të Veprimit jane te afte  te transmetojne njohuritë dhe praktikën e tyre te kolegët e bashkive të tjera, sic u demonstrua gjate ketij takimi. Ky element krijon premisa për qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e asistencës në të ardhmen.

Forcimi i njohurive dhe aftësive të administratës vendore për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe avancimi i mëtejshëm me hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit për funksionet e qeverisjes vendore është një hap përpara drejt operacionalizimit të proceseve të punës që ndihmon kryetarët e bashkive për të përmirësuar më tej menaxhimin dhe rritjen e performancës së bashkive.

Projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimi Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve