Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, e konfirmoi sot shtyrjen e projektit, duke thënë se ai do të fillojë vetëm nga fundi i vitit 2015, në një kohë që Shqipëria ka përcaktuar gjurmën se ku do të kalojë tupacioni.
Zv.ministri Bejtaj ka zbardhur edhe detaje mbi projektin e gazifikimit të Shqipërisë, sipas të cilit po diskutohet me Bankën Botërore për një financim të mundshëm.
Gazsjellësi TAP ka qenë kryefjala e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, gjatë takimit të forumit të politikës së jashtme mbajtur nga Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare. Përfitimet nga vepra që pritet të përfundojë në vitin 2020 do të jenë të mëdha, ku vetëm për Shqipërinë investimi kap 1.5 mld USD.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)