Banorët që preken drejtpërdrejt nga projekti TID në Durrës, u është mundësuar një takim me kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për rreth 74 familje, që do të shpronësohen me qëllim rijetëzimin e bulevardit historik “Edidamn”, të cilët do të kenë nga një përfaqësues në takimin me Ramën sot.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në bashkinë e Durrësit aty ku zhvilloi takimin me banorët e Durrësit. Mbledhja u zhvillua pa praninë e mediave.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama tha se është arritur një dakordësi me banorët dhe se do të bëhet vlerësimi i disa banesave që pretendohet se mbartin vlera kulturore. Gjithashtu tjetër problem që do të rishikohet është dhe statusi i disa shtëpisë që nuk disponojnë hipotekë. Rama tha se projekti do të vijojë dhe se do të rishikohen referencat e reja përsa i përket vlerës së dëmshpërblimit të shtëpive.

“Me 34 qytetarë të Durrësit, përfaqësues të familjeve që kanë këtë problematikë, kemi folur rreth 2 orë. Ata qe kanë hallin me ta kemi folur. Biseda ka qenë konstruktive me opinione të ndryshme 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë as qytetin as qytetarët, or vetëm hallin e një 80 e kusur vjetari te rrjedhur nga çdolloj rruge të arsyes, krijojnë situata që janë qesharake dhe që tregojnë se ku është katandisur ajo parti. Sa i përket problemit të vërtetë, kemi rënë dakord n sesi do të shkojmë përpara, qoftë me atë verifikimin e nevojshëm për objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Do të ketë prishje, nuk do të ndalet, por do të bëjë verifikim për disa shtëpi që pretendohet se janë trashëgimi kulturore dhe disa shtëpi që nuk kanë marrë regjistrimin në hipotekë. E kemi diskutuar dhe çështjen e çmimit dhe do duhet të shohim referencat  e reja”, tha kryeministri Rama.

Prej ditësh banorët protestojnë duke u shprehur kundër bonusit të qirasë që bashkia ka planifikuar për banorët pas shpronësimit, një fond prej 315.5 milionë lekësh. Ata nuk janë kundër zhvillimit, por kundër marrjes së banesave nga shteti dhe mossigurimit nga ana e tyre të një tjetër çatie.

Lajmi në përditësim...