Kuvendi i Shqipërisë në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, vendosi miratimin e projektiligjit për një shtesë të ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptare”.
Shtesat përkatësisht janë bërë në Nenin 7 shtohet paragrafi i parë që vijon si më poshtë:
“Dita e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar është data 20 korrik”.
Ndërsa në njoftohet se ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Komente

