Projektligji, kush përfiton statusin
e sportistit elitar, ja përfitimet

Projektligji, kush përfiton statusin<br />e sportistit elitar, ja përfitimet
Qeveria ka vendosur që të vendosë rregulla të qartë për sportistët shqiptarë që do përfitojnë mbështetjen financiare të shtetit. Dje është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për ndryshimet mbi “Ligjin për Sportin”.

Në këto ndryshime një nga më kryesorët është ai për përcaktimin e Statusit të Sportistit Elitar. Nëpërmjet një neni të veçantë në këtë ligj të ri jepet përcaktimi i statusit të sportistit elitar, si dhe përkufizimi i qartë i sportistit të nivelit të lartë. Për të parën herë në historinë e sportit shqiptar një sportist elitar personifikohet me “STATUS”, i cili përmban në vetvete program zhvillimi, përcaktim kriteresh, mbështetje financiare dhe shpërblim për arritje “Njësitë e qeverisjes qendore dhe njësitë e qeverisjes vendore sigurojnë dhe mbështetin trajtimin, shpërblimin dhe integrimin në sistemin arsimor, social dhe profesional të sportistëve të nivelit të lartë, të cilët kanë arritur rezultatet “rekord olimpik”, “rekord botëror”, “record evropian”, “vendi i parë deri në të tetin në lojërat olimpike”, “vendi I parë deri në të pestin në kampionate botërore” dhe “vendi i parë deri në të tretin në kampionate evropiane”, “vendi i parë në lojërat mesdhetare” në aktivitetet ndërkombëtare zyrtare.” thuhet në pikën 2 të Nenit 26.

Po kështu në këto ndryshime në ligjin për sportin për herë të parë ndodh përfshirja e edukimit fizik dhe sportit shkollor në një kapitull të veçantë, si dhe përcaktimin e kufirit minimal të ngarkesës mësimore të lëndës së edukimit fizik në kurrikulën bërthamë, organizimin e Federatave të sportit shkollor dhe universitar, në funksion të institucionalizimit dhe organizimit të veprimtarisë sportive në institucionet arsimore.
 

Rezultatet që duhen për të përfituar Statusin
rekord olimpik
rekord botëror
rekord evropian
vendi i parë deri në të tetin në lojërat olimpike
vendi i parë deri në të pestin në kampionate botërore
vendi i parë deri në të tretin në kampionate evropiane
vendi i parë në lojërat mesdhetare
vendi i parë në aktivitetet ndërkombëtare zyrtare
 
 
Neni 26
Sporti dhe statusi i sportistit të nivelit të lartë
1. Sporti i nivelit të lartë është një faktor vendimtar për zhvillimin e sportit në planin kombëtar, si dhe luan një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e Shqipërisë në veprimtari sportive ndërkombëtare.
2. Njësitë e qeverisjes qendore dhe njësitë e qeverisjes vendore sigurojnë dhe mbështetin trajtimin, shpërblimin dhe integrimin në sistemin arsimor, social dhe profesional të sportistëve të nivelit të lartë, të cilët kanë arritur rezultatet “rekord olimpik”, “rekord botëror”, “rekord evropian”, “vendi i parë deri në të tetin në lojërat olimpike”, “vendi i parë deri në të pestin në kampionate botërore” dhe “vendi i parë deri në të tretin në kampionate evropiane”, “vendi i parë në lojërat mesdhetare” në aktivitetet ndërkombëtare zyrtare.
3. Mënyra e shpërblimit të sportistëve që arrijnë kriteret e statusit të sportistit të nivelit të lartë dhe përfitimi i trajtimit për përgatitjen sportive përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Institucionet arsimore publike, me drejtim sportiv, siguri kombëtare dhe mbrojtje, sigurojnë kryerjen e studimeve për sportistët, të cilët plotësojnë kriteret e përfitimit të statusit të sportistit të nivelit të lartë, pa konkurs dhe sipas një plani individual.”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës