Një propozim në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, do të ndaloje ushtrimin e dy profesioneve të ndryshme në radhët e bluzave të bardha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se një profesionist shëndetësor që ka dy profesione të ndryshme, përshembull, stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licencën tjetër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk ka të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.
"Ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhrat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv", thuhet në një njoftim të Ministrisë.
Në relacion shpjegohet se ‘Nga urdhrat profesionistë është ngritur shpeshherë shqetësimi që persona të ndryshëm kanë më shumë se një profesion në fushën e shëndetësisë, duke e bërë kështu fiktiv ushtrimin e dy ose më shumë profesioneve. Për këtë arsye është propozuar si alternativë pezullimi i njërit prej profesioneve gjatë kohës që je duke ushtruar një profesion të caktuar’.
Ky ndyshim në ligj nuk do të ndalojë dy punësimin e mjekëve në të njëjtin profesion, siç aktualisht ndodh që bluzat e bardha punojnë edhe në spitale shtetërore, edhe në privat.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.4%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezha ‘vuan’ për mjekë familje dhe infermierë, drejtori i Kujdesit Shëndetësor: Vakancat do i plotësojmë përmes portalit
15 Mars, 14:41
-
Trajnim e praktika në shtet, 50 milionë lekë për rininë! PD kundër projektligjit
12 Mars, 15:47
-
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
12 Mars, 15:09
-
Qendra shëndetësore e Farkës së Madhe rinovohet, Pjesë e Programit Kombëtar të investimeve në kujdesin parësor (VIDEO)
12 Mars, 12:30
-
Kriza e industrisë, numri i të punësuarve ra me 13.1% më 2024
27 Shkurt, 07:37
-
Raporti: Emigroi 40% e fuqisë punëtore! Në Shqipëri, ende paga të ulëta
25 Shkurt, 16:06
-
Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar! Gra e burra nga Filipinet e India të punësuar në Qendrën e Peshkimit në Orikum
22 Shkurt, 16:02
-
Punësimi i të huajve/ Lehtësi fiskale për agjencitë jorezidente, përjashtohen nga tatimi në Shqipëri
19 Shkurt, 07:43
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt, 16:00
-
Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë, në vend të dytë turizmi në bregdet
7 Shkurt, 14:45
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor 2024, 16:43
Mjekët hapin klinikën private. Ata marrin pacientë në spitalin e shtetit vetëm për të dhënë adresën e klinikës së tyre private. Në fund ata përdorin universitetin shtetëror ose spitalin si një *mjet marketingu *. Vëttingu duhet të fillojë për të gjithë anëtarët e familjes së mjekëve dhe duhet të jenë të mbyllura. Sektori i shëndetësisë do të shkatërrohet nga ky kancer.
PërgjigjuPrapambetja dhe keqfinancimi i sistemit shendetesor publik e bejne te pamundur per momentin ndalimin e dypunesimit te mjekeve ashtu sic e kane shumica e vendeve te zhvilluara. Por ama ne Shqiperi eshte i domosdoshem ndalimi i dypunesimit te drejtoreve dhe shefave te sherbimeve sepse eshte konflikt i paster interesi. Ka shume drejtore dhe shefa sherbimesh te cilet keqperdorin poziten drejtuese duke lene me dashje ne prapambetje dhe mjerim klinikat publike qe drejtojne me qellim qe te rrisin perfitimet ne klinikat private ku punojne ose jane pronare.
PërgjigjuE nisi Maks Cikuli ta bente kete qe thoni ju doktor dhe do kishte qene shume mire po te ishte zbatuar.Shefat e QSUT me nje dore ne revani dhe tjetren ne bakllava e bllokuan kete reforme tek miku i tyre Sali.Rezultati? Klinikat private te shefave qe lulezojne dhe klinikat shteterore qe jane degraduar si zgjatim i puneve private te shefave.
Hahahahaha po qenke koke e madhe... ore doktor qe ma zenç me dore
Asnje gje nuk eshte ky Ligj.Doktoret pas miratimit perseri do te punojne si me poshte: 1-Ne QSUT, spital rajonal, kilinika 08:00-13:00 2-Nje pushim se lodhen shume 13:00-14:00 3-Klinika Private Nr.1 14:00-16:00 3-Spitali Privat 16:00-18:00 4-Klinika Private Personale 18:00-23:59 Po nuk u miratua Ligj, ose ne shtet ose ne privat mavri me boje do shkoje kjo pune.
Përgjigjubravoooooo pershembull. nje doktor ka mar leje me raport 6 muaj edhe punon tek klinikat private ???? e drejt kjo????
PërgjigjuNdersa keta qe flasin per rregullime ligjore si hajvane qe jane, nuk e dine qe eshte ne fuqi prej kohesh nje rregullim i tille. Nje profesionist me disa diploma nuk mund te regjistrohet ne dy apo 3 urdhera njekohesisht por vetem ne 1 te tille.