Debatet në Komisionin e Ligjeve
Rusmajli: Marrim një kauzë. Një fëmijë 6 vjeç përdhunohet në një zonë x, është lajm. Gazetari është i lirë të jap lajmin. Gazetari ka të drejtë që të japë në liri të plotë dhe gjithë detajet e fëmijës së përdhunuar, emër, mbiemër, adresë. Pra nuk mbrohen nga ky ligj, sepse neni 11, që keni vendosur ju, i jepni liri të plotë gazetarit për të shkrojtur. Ky është kuptimi i nenit?
Çabej: Vetëm një gjë të vogël, në lidhje me paragrafin e parë është standarti që po flasim. Për këtë e ke fjalën? Nuk kemi prekur asnjë gjë. Se në lidhje me pragarafin 9, është standarti i vendosur fjalë për fjalë ligji. Ne kemi sjellë vetëm paragrafin e dytë.
Rusmajli: Unë e kam me paragrafin e parë, po të doni lidheni edhe me të dytin. Kauza është e plotë; Liria dhe e drejta e tyre apsolute për të mos resepktuar të dhënat e tyre personale, thotë paragrafi i parë, edhe kur ato janë sensitive. Bie poshtë ky ligj për hir të lirisë së shtypit, thotë paragrafi i parë. E kam kuptuar drejtë, në rastin e atij fëmijës që përdhunohet në vendin x? Kjo është? Që gazetarët kanë të drejtë të japin gjithçka pa u kujdesur për të dhënat personale?
Çabej: Keni shumë të drejtë, në këto dy vjet kemi dhënë rekomandime të panumërta për mediat tona, pikërisht me abuzimet seksuale për një minoren, për personat në nevojë dhe kemi gjetur mirëkuptimin e medias për këtë, janë shprehur vetëm me iniciale. Dhe ju kemi kërkuar që të jepen të dhëna vetëm për qëllimin e kronikës, dhe jo me detaje. Për të gjitha këto kemi gjetur mirëkuptimin e gazetarëve, dhe është pika dy që e fut në kontroll dhe median, por duhet të ngulur këmbë që media të ketë ligjin e vetë, të ketë kapitullin e saj të privatësisë brenda, të ketë urdhërin e gazetarit, kodin etik. Në një fjalë kontrolluesi media të këtë vetëkontrollimin. Megjithatë kjo është futur në pikën dy. E thatë edhe ju, që mediat do të kenë sanksione. Që ky ligj sanksionon kontrolluesin, jo përsonin e të dhënave persoanle, as përpunuesin jo.
Hysi: Zoti kryetar, ky është një nen shumë i rëndësishëm raporti i shprehjes dhe përpunimi i të dhënave personale. Kam një sygjerim: Pragrafin e parë e ndajmë në dy pjesë. Pra të qëndrojë pjesa e parë, siç ka qenë në ligjin ekzistues dhe pas fjalës së të drejtës së shprehjes të vëmë pikë dhe të fillojë: Kontrolluesi i garanton subjektit të të dhënave në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe ruajtjen e jetës private dhe personale, dhe për të tretën hajde ta diskutojmë do e lëmë këtu, apo do e çojmë në fund. Pra paragrafi i parë siç është formuluar ka një paqartësi, sepse është fjalia shumë e gjatë. Dhe e dyta kam një pyetje, çdo të thotë rruajtje të mjaftueshme të të dhënave personale? Se ne e diskutuam edhe më parë. Këtu ju jepni edhe shembuj.
Çabej: Duhet bërë një balancim i mirë mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së jetës private. Të dyja do të jenë në një balancim ekzaktë. Ndaj jam dakord me ju ta ndajmë këtë në dy pjesë, që të jetë më qartë dhe ta formulojmë më mirë.
Rusmajli: Unë kam përshtypjen se neni 9 ka nevojë të shihet. Për mua nuk ka pikë diskutimi, nëse është në ligjin aktual, apo jo. Ju thoni për qëllime të gazetarisë... Nuk ka më mbrojtje më të të dhënave perosnale, nenin 5. Dhe ju thoni përjashtohet nga neni 5, nëse jeni tek gazetaria. Pra nuk ka më detyrim gazetari që të marrë pëlqimin e subjektit për përpunimin e të dhënave të veta personale. Nuk ka më kritere ligjore për përpunimin e të dhënave në gazetari, mund të bësh çfarë të duash me to, dhe nuk ke detyrime ligjore lidhur me përpunimin. Nuk ka më tranferim ndërkombëtar. Nuk ka më detyrim për infromim të subjektit që i përpunohen të dhënat, nuk ka më përgjëgjësi për të njoftuar subjektin dhe nuk ka më konfidencialitet të të dhënave. Fjalia e parë e këtij neni thotë: Ligji bie. Nuk ka më ligj, dhe pastaj thuhet, vetëm mbrojtja e këtyre të dhënave, sipas këtyre diskutimeve, vetëm nëse kontrolluesi garanton të drejtat subjektit të të dhënave në lidhje me mbrojtjen e dinjitetiot njerëzor dhe rruajtjen e mjaftueshme të jetës perosnale. Nuk mund të thuhet njëkohësisht që ligji bie dhe qëllimi i ligjit rri. Se në qoftë se ti e ke përjashtuar veprimin e ligjit kur bëhet fjalë për gazetarinë, ti nuk mund të thuash qëllimi rri. Këto nene janë për këtë qëllim, këto nene i shërbejnë mbrojtjes së dinjitetit njerëzor dhe rrujatjes së mjaftueshme të jetës perosnale. Vetëm këtë qëllim kanë këto nene. Nëse ti i shfuqizon tek gazetaria, nuk e ruan dot qëllimin e tyre. Jo çdo subjekt duhet të mbrohet. Unë nuk po kërkoj që ju të mbroni njerëzit publik, se njerëzit publik imazhin e tyre e kanë publik. Një imazh publik, nuk është më personal. Ose në rrethana të caktuara nuk është privat. Kur thuhet e drejta për informim prevalon në raport me të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale për personat publike, kur këta persona ushtrojnë funksione publik. Po të thuhet për shkak të informimit, apo të gazetarisë bie ky ligj, i bie të thotë më shumë se çka thotë sot praktika e vendeve europiane. Dhe kauza që unë solla nuk mbrohet më. Çdo gazetar që nuk njeh etikën profesionale, dhe etika profesionale është një gjë që i përket sferë që i përket vetërregullimit dhe nuk është detyrim ligjor, mund të bëjë pazarolliqe me këtë autorizim që i jepni ju. Çdo gazetar që njeh etikën profesionale mbron individët, por i mbron për shkak të etikës profesionale, jo për shkak tuajin. Sepse ky ligj për mbrojtjen e të dhënave profesionale ka rënë në momentin që ne e miratojmë. Unë them ta mbyllim, edhe me miratimin e deuptetëve. Faleminderit!