Projektligji për azilin, Çuçi: Ndihmë juridike falas për fituesit e statusit të refugjatit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë seancës plenare tha se projektligji i ri, që pritet të miratohet sot në Kuvend, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, rrit nivelin e bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për azilkërkimin në vendin tonë si dhe mundëson garantimin e ndihmës juridike falas për fituesit e statusit të refugjatit.

“Disa risi të ligjit: Parashikohet rritja e nivelit të bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse, duke zgjidhur mangësitë në këtë drejtim, duke niveluar strukturat përkatëse për të marrë përgjegjësitë që në momentin e parë, në pikat e kalimit kufitar dhe në brendësi të territorit ku kontaktohet me azilkërkuesit; Tjetër risi është mbajtja e të dhënave nëpërmjet regjistrit të azilit, rezultat i ngritjes dhe implementimit të data-bazës (regjistrit elektronik te azilkërkuesve dhe personave në mbrojtje ndërkombëtare), i cili është bërë funksional për herë të parë në 2018”, tha Çuçi.

Sipas tij, “nisma ligjore sanksionon bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, që ofrojnë asistencë duke shtuar gamën e tyre; Një disiplinim i rregullave dhe procedurave për shtetasit azilkërkues është parashikuar nisur nga shqetësimet në vite, gjatë akomodimit të tyre pranë Qendrës së Hapur për Azilkërkuesit. Përveç të drejtës për të lëvizur lirshëm nga momenti i paraqitjes së kërkesës, janë përcaktuar rregulla dhe kufizime në rast konstatimi të shkeljeve të rënda, të cilat mund të sjellin pasoja në jetën apo shëndetin e komunitetit ku banojnë, por edhe më gjerë në zonën ku ndodhet qendra e hapur; Është parashikuar ndihmë juridike e garantuar nga shteti për kërkuesit dhe për ata shtetas që gëzojnë mbrojtjen ndërkombëtare, e cila deri më sot ofrohej nga organizatat ndërkombëtare.

Komisioni për Azilin dhe Refugjatët” ri-formatohet në strukturë, përbërje e status, duke rritur rëndësinë dhe nivelin e përfaqësimit, pasi emërimi bëhet nga Këshilli i Ministrave; Dhënia e Mbrojtjes së Përkohshme, në rastet e flukseve masive në territorin e Shqipërisë për arsye të luftës apo situatave të ngjashme, bëhet nga Këshilli i Ministrave. Kjo e drejtë i njihet edhe Ministrisë përgjegjëse, për raste të veçanta me afat 1 vjeçar me të drejtë zgjatje 6 muaj, por jo më shumë se 3 vjet”, shtoi Çuçi.


Lajmi kryesor:

Majko: Vota e emigrantëve detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Balla: Basha me planin e tij kërkon të heqë ndihmën ekonomike


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?