Projektligji për legalizimin e kanabisit në konsultim publik, Alibeaj: Rama i vendosur t’i shkojë deri në fund marrëzisë

Projektligji për legalizimin e kanabisit në konsultim publik, Alibeaj: Rama i vendosur t’i shkojë deri në fund marrëzisë

Edi Rama dhe Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e cilëson marrëzi legalizimin e kanabisit, ndërsa për Ramën thotë se është i vendosur t’i shkojë deri në fund ‘kësaj marrëzie’.

Në një reagim në Facebook për hedhjen për konsultim publik për ligjin për legalizimin e kanabisit, Alibeaj thotë se Rama është kryeministri i vetëm në Evropë dhe më gjërë që ish-ministri i tij Brendshëm gjendet në burg, për shkak të përfshirjes në grupet kriminale të trafikut të kanabisit.

“Edi Rama duket i vendosur t'i shkojë deri në fund marrëzisë së tij për legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Njeriu që në vitet 2015 - 2017 e mbushi gjithë Shqipërinë me kanabis, duke u shndërruar në një problem ndërkombëtar për trafikun e lëndëve narkotike, ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin "Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale".

Njeriu që për shkak të problemeve me kanabisin, la vendin e tij në vendnumëro për vite të tëra në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Edi Rama pra, është kryeministri i vetëm në Evropë dhe më gjërë që ish-ministri i tij brendshëm gjendet në burg, për shkak të përfshirjes në grupet kriminale të trafikut të kanabisit.

Alibeaj thotë se kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore është thjesht një maskë për të mbuluar prodhimin masiv të kanabisit dhe trafikimin e tij të paligjshëm. Ai tha se nga projektiligji do të përfitojnë persona që Rama i ka të afërt, dhe akuzoi se vetë drejtuesit e qeverisë së Ramës janë të përfshirë në trafikun e drogës. 

Por, të gjitha këto duket se ai ka harruar ose bën sikur, dhe tashmë nën maskën e kultivimit për qëllime mjekësore dhe industriale, kërkon të legalizojë prodhimin e kanabisit.

Kriteret dhe procedurat e përcaktuara në projektligj, e bëjnë të qartë se lejet dhe licencat për këtë veprimtari do t'i përfitojnë vetëm miqtë dhe aleatët e Ramës. Kushdo e di se në një vend ku kriminaliteti dhe korrupsioni është në nivelet më të larta, mbajtja nën kontroll e kësaj veprimtarie është e pamundur. Këtë e dëshmojnë edhe rritja e procedimeve me 42.92% dhe e të dënuarve me 66.67% gjatë vitit 2021 për veprat penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike (sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm).  Aq më tepër, me një qeveri që ka treguar se drejtuesit e saj janë jo vetëm konsumatorë, por drejtpërdrejtë të përfshirë në trafikun e  narkotikëve.

Për këtë arsye, Alibeaj dhe se Partia Demokratike dhe opozita nuk do të votojnë pro këtij projektligji.

Prandaj, për Partinë Demokratike dhe Opozitën, qëndrimi ndaj kësaj marrëzie të pushtetit të Edi Ramës, duhet të jetë i qartë: Jo vetëm votë kundër në Parlament, por betejë në të gjitha frontet për të ndaluar kriminalizimin e ekonomisë shqiptare”, shkruan Alibeaj.

Qëndrimi i shumicës së shqiptarëve pro legalizimit, kultivimit dhe përdorimit të kanabisit për qëllimet mjekësore, është reflektuar në një draft nga ana e qeverisë, draft i cili pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të depozitohet në Kuvend. Nisma ligjore parashikon rregullimin dhe kontrollin të kultivimit, përpunimit dhe eksportimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, të destinuar për qëllime mjekësore dhe industriale.

Për zbatimin e ligjit Krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Agjencia është e ngarkuar për të kontrolluar dhe monitoruar procesin në të gjitha hallkat që nga farërat, mbjellja, korrja, tharja dhe destinacioni fundor i kanabisit. Sipas nismës ligjore, që një kompani të fitojë të drejtën për kultivimin dhe eksportimin e kanabisit, duket të pasijet me licencë përkatëse. Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhëse  të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit.  Vendimi i qeverisë për pajisjen e një kompanie për licencën për kultivimin e kanabisit propozohet nga Ministri i Shëndetësisë, në rastin konkret nga ministrja Ogerta Manastirliu. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
“Në shkolla gjen më shumë kanabis se çokollata”, Ervin Salianji akuza qeverisë për ligjin për legalizimin e kanabisit

Edhe deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji reagoi për projektligjin e legalizimit të kanabisit, ku tha se qeveria po e bën fakt prodhimin e drogës, duke e përligjur me lejimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Në një postim në Facebook, Salianji tha se nën qeverisjen e Ramës kanabisi është bërë tejet i aksesueshëm, ku edhe përdori ironinë se: “Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata”.

Për Ervin Salianjin, ligji për legalizimin e kanabisit e largon Shqipërinë nga Europa.

“Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propagandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.

Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!

Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, në gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata! Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë! Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të hapur rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!”, shkroi Salianji.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2022 01:26

    Ketu tek ne,jane legalizuar te gjitha format e kanabisit,mjekesore ose jo,po keshtu dhe kultivimi,por eshte ne varesi te shteteve dhe akoma konsiderohet krim federal.S.d.q si ilac eshte shume i mire.Nena ime perdor nje krem kunder artritit te bere nga nje kusheri i marjuanes,HEMP,20 $ kutia,por sipas saj eshte me i miri qe ka provuar, t'a heq dhimbjen brenda disa minutave.Jam dakord me /TIRONSIN/ per pjesen kur thote qe kemi shtet te dobet,gjithashtu mendoj qe per te evituar perdorimin nga drogaxhinjte //me recete// kundrejt bakshishit per mjeket qe mund te korruptohen lehte,do te ishte mire qe recetat per kanabisin mjekesor te jepen jo nga mjeke individe,por nga nje komision mjekesh,sic jepet kempi.Nese nuk forcojme daren ligjore te shtetit dhe po nuk u dha me komision,me mire Rama te mos i hyje fare kesaj valleje te rrezikshme.

    Përgjigju
  • marko: 01/07/2022 13:38

    Alibeaj e ka bere ate memen , na lejoni a pijme me bidon ta djegim pufff hahahaah, eshte per perdorim mjekesor o pello jo per tu bere lluc

    Përgjigju
  • Mondi: 01/07/2022 13:34

    o ka pasur hashash kur ishit ju ne pushtet o alibeaj o ska pasur ndonjehere ne shqiperi

    Përgjigju
  • urim: 01/07/2022 13:31

    Pra tani dole duke u kapur me legalizimin e kanabisit , kjo ka kohe qe ka dal dhe shume mire qe ka dal se eshte do i japi nje zhvillim te madh ne aspektin ekonomik po ku merrni vesh ju

    Përgjigju
  • Tironsi: 01/07/2022 13:00

    PËER TE GJITHE PARAFOLSIT E SUFLLAQEVE DHE TE ÇELES BRAVES. SHTETI SHQIPTAR ESHTE AQ I DOBET SA NUK KONTROLLON DOT MARKETIN E LAGJES TIME QE SHET PRODUKTE TE SKADUARA E ME MYK. E JO MË TE KONTROLLOJ INDUSTRIN E KANABISIT KU DO FUTI DOREN MAFJA E DO KET TE ARDHURA MILIONA € PËR MAFIAN. JUE KENI PARË RILINDASEN SPIROPALI ME BLUZË TE GRISUR DHE MBASI U BE DREJTORESH ME ROBA FIRMATO DG. SE ZYRTARET TANË JANË BARK THARË DHE SI BESOHET GJË. JO RAM, ESHTE GABIM I MADH LEGALIZIMI.

    Përgjigju
  • Sana: 01/07/2022 12:36

    Gje shume e mire legalizimi i kanabisit

    Përgjigju
  • Germani: 01/07/2022 12:07

    Edhe Gjermania po mendon kete ligj pra liberalizim!

    Përgjigju
  • Lala: 01/07/2022 11:10

    I'm jetoj ne Kanada dhe ketu esht legale per nevoka mjekesore.nuk esht bar nga ai we te llash so I lazaratir por mjekesor we te qeteson truth e jokes.per skizofren etj etj.perdoret edhe per te ber litare canta oae thase.sperdpret betem per tu bo dru o rryp

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 01/07/2022 11:05

    O Enkelejda narkoza qe perdoret ne anestezite nga kanabisi nxirret o kerric gomari o budalla

    Përgjigju
  • Ines: 01/07/2022 10:32

    Eshte dicka qe dk na vije ne ndihme keshtu qe le te legalizohet per pjesen e barnave

    Përgjigju
  • Artur: 01/07/2022 10:31

    Kur eshte legalizuar ne te gjithe boten pse mos te legalizihet dhe tek ne

    Përgjigju
  • blerta: 01/07/2022 10:27

    po perderisa kanabisi ka dhe perfitime mjekesore pse mos ta lejojme te legalizohet? une njoh plot raste jasht, qe nga perdorimi i bimes se kanabisit ne medikamente mjekesore ka sjelle efekte pozitive

    Përgjigju
  • Joti: 01/07/2022 10:25

    Marrezi eshte te mos degjosh e lexosh mire o Alibeaj po te kapesh vetem me nje fjal. Nuk do legalizohet per konsum po do legalizohet kanabisi medicinal po ju te gjigj si parti kte pune ken kapsi vetem nji fjal e 10 te tjera i shtonk vet

    Përgjigju
  • Kacaku: 01/07/2022 10:23

    Nuk esht marrezi o mjeshter kjo sjell dhe rritje te ekonomise se vendit por do perdoret dhe per nje kauz te mire se sjan si ju ata qe e kishit hashashin ne cdo cep te shqiperise

    Përgjigju
  • gezim: 01/07/2022 10:23

    per mendimin tim legalizimi i kanabisit per qellime mjekesore eshte mese i nevojshem, mos beni derr derr lart e posht o alibeaj se ne kohen tuaj kishe plas hashashi sheshit

    Përgjigju
  • Kakami: 01/07/2022 10:21

    Po pse esht marrezi mer alibeaj mer pianec marrezi ishte ne kohen tuaj ku ishte hashashi vu sheshit,po kur nuk e degjoni ramen skeni faj e beni lajmin si te doni ju

    Përgjigju
  • Mondi: 01/07/2022 10:15

    O Alibeaj kjo gje nuk eshte fare marrezi sepse legalizimi i kanabisit eshte ne te gjithe boten kshuqe pse te mos legalizohet dhe ne vendin tone

    Përgjigju
  • Priam: 01/07/2022 10:15

    Ne kohen tuaj bosi plaste hashashi sheshit dilnin njerzit me Lopat rama e hoqi masivisht dhe me rregulla te rrepta me mir te Perdoret per nje kauz te mire sesa per budalliqe

    Përgjigju
  • Fatmir: 01/07/2022 10:13

    Nuk mendoj se eshte marrezi mendoj se eshte nje plus per ekonomine e vendit

    Përgjigju
  • Jorgo: 01/07/2022 10:08

    Po cfar thoni more se ne kohen e saliut nuk hyje dot ne lazarat dhe tropoje , mendoj se po legalizohet per pjesen mjekesore sepse vaji i hashashit kuron disa lloje semundjesh njera prej tyre eshte kanceri

    Përgjigju
  • Selim: 01/07/2022 10:06

    Ne shume vende te botes kanabisi perdoret per barnat dhe medikamenteve mjekesore dhe pse mos t ebehet nje gje e till edhe ne shqiperi

    Përgjigju
  • Arber: 01/07/2022 10:05

    Eshte nje gje shume e mire qe kanabisi te legalizohet ne ndihme te mjekesise dhe medikamenteve mjekesore

    Përgjigju
  • Altini: 01/07/2022 10:02

    Si gjithmon ju te pd doni te tregoni qe kjo gje nuk eshte e nevojshme dhe se rama po e shkatron kete vend por ato qe po e ngadalsojn zhbillimin dhe ecurin e keti vendi jeni ju

    Përgjigju
  • Gimi: 01/07/2022 10:01

    Nuk ka asgje per te ngritur zerin e per te bere rremuj kot shume tete te europes e kan kete gje dhe ka patur rezultat pozitiv ne ekonomi pse mos ta ket dhe vendi yne

    Përgjigju
  • Helena: 01/07/2022 10:00

    Nuk e kuptoj cfare dreqin ka ky alibeaj por mendoj se legalizimi i kanabisit esht nje nisme shume e mire e ndermarre

    Përgjigju
  • Elsa: 01/07/2022 09:59

    Seshte aspak budallallik legalizimi i hadhashit per te semurit pasi shum persona e kane te nevojshme dhe mjekim

    Përgjigju
  • titi: 01/07/2022 09:59

    o alibeaj merru me partin dhe veten tende se moret fund ti flet per kanabisin po a nuk ishte qeveria juaj qe kishte lazaratin si qendren me te madhe ne ballkan per prodhueshmerin

    Përgjigju
  • Altin: 01/07/2022 09:58

    Legalizimi i kanabisit ne vendin tone po behet per nevoja mjekesore. Eshte dicka e mire qe po behet ne vendin tone

    Përgjigju
  • Fjona: 01/07/2022 09:58

    Nuk mendoj qe eshte marrezi per sa koh po e legalizojne per te semurit dhe e kane te keshilluar nga mjeku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë