Projektligji për Përkthimin Zyrtar, Gjonaj: Parashikohet për herë të parë edhe Interpreti i Gjuhës së Shenjave
Foto e publikuar nga ministrja Etilda Gjonaj
Përmes iniciativës ligjore për projektligjin për përkthimin zyrtar dhe përkthyesit zyrtarë u adresuan një sërë çështjesh dhe problematikash të hasura ndër vite nga Ministria e Drejtësisë, si autoriteti i vetëm përgjegjës në Republikën e Shqipërisë për kryerjen dhe përgjegjësinë e shërbimit të përkthimit zyrtar.
“Është me rëndësi të veçantë të përmendim një risi, jo vetëm në punën tonë por edhe në fushën e politikave sociale, përfshirjen për herë të parë në këtë ligj, në mënyrë të plotë dhe ligjore, të statusit të interpretit të gjuhës së shenjave”, shprehet ministrja Gjonaj përmes rrjetit social Facebook.
Interpreti i gjuhës së shenjave është jo vetëm personi që mundëson komunikimin me një person që nuk dëgjon dhe/ose nuk flet, pjesërisht ose plotësisht, nga gjuha e shenjave në gjuhën e folur dhe të shkruar shqipe, gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore civile, penale ose administrative, sipas parashikimeve të legjislacionit procedural në fuqi por edhe personi i cili përfshihet në kategoritë më specifike të politikave sociale të Qeverisë së Shqipërisë.
Mos harrojmë, gjuha e shenjave është një mjet thelbësor i komunikimit për dhjetëra mijëra njerëz të shurdhër në të gjithë botën, por në disa vende, ajo është ''një e drejtë për të gjithë''.
Në regjistrin elektronik të përkthyesve zyrtarë tashmë do të përfshihen edhe interpretët e gjuhës së shenjave, të cilët do t’i nënshtrohen konkurimit sipas kritereve specifike dhe certifikohen nga Ministri i Drejtësisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27.1%
-
Jo
64.9%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 1028
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor 2024, 12:27
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53