Projektligji, Shqipëria tregton
barna nga vendet e Ballkanit

Projektligji, Shqipëria tregton<br />barna nga vendet e Ballkanit
TIRANE- Çmimet e barnave pritet të ulen akoma dhe më shumë. Një projektligj i përgatitur nga qeveria parashikon që për herë të parë Shqipëria të tregtojë barna të cilat prodhohen në vendet e Ballkanit. Më parë vendi ynë tregtonte ilaçe nga shtetet ballkanike, po me kushtin që ato të shiteshin edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Në projektligjin e ri parashikohet që barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të pajisen me autorizim për tregtim në Shqipëri, kur qarkullojnë në vendin e tyre, duke hequr detyrimin për qarkullim edhe në vendet e Bashkimit Evropian. “Barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregtohen në Shqipëri, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre”, - thuhet në projektligjin e ri. Ky është një premtim i hershëm i qeverisë, ku angazhohej për uljen e çmimit të barnave.

“Në programin politik të Këshillit të Ministrave është parashikuar: Çmimet e barnave janë shpesh më të larta se në vendet e Bashkimit Evropian. Në zonat rurale shërbimi farmaceutik mungon. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane