Projektligji/ Sistemi i ri i faturimit elektronik, kush përfshihet dhe përjashtohet

Projektligji/ Sistemi i ri i faturimit elektronik, kush përfshihet dhe përjashtohet

Pas prezantimit nga ana e ministres Denaj dhe drejtoreshës së Tatimeve Ibrahimaj dy ditë më parë të projektligjit për ndryshimin e sistemit të raportimit fiskal, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shpërndarë edhe një udhëzues praktik për përdorimin e faturave dhe aplikimit të ri. Në këtë dokument shpjegohet se kush e ka apo jo detyrimin për faturat elektronike, çfarë duhet të përmbajë ajo, etj.

Cilat janë subjektet që duhet të lëshojnë faturë dhe të zbatojnë procedurat e fiskalizimit

Çdo person, fizik ose juridik, i cili është subjekt i tatimit mbi fitimin ose tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

Gjithashtu, çdo person tjetër, i cili nuk është subjekt i tatimeve të sipërpërmendura, por është subjekt i TVSH-së, pavarësisht nëse është i regjistruar në sistemin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe i cili duhet të faturojë furnizimet me TVSH, sepse realizon qarkullimin nën kufirin e përcaktuar. E rëndësishme është që të ushtrojë veprimtari ekonomike në mënyrë të pavarur, dhe në atë rast, për çdo furnizim të mallrave ose shërbimeve është i detyruar të lëshojë një faturë dhe të zbatojë procedurën e fiskalizimit. Subjektet e tjera të cilat konsiderohen se ushtrojnë “veprimtari ekonomike” janë prodhuesit, tregtarët ose personattë cilët ofrojnë shërbime, përfshirë veprimtaritë minerare, bujqësore dhe veprimtaritë e profesioneve të pavarura. Veprimtari ekonomike konsiderohet edhe shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme ose të paluajtshme për të gjeneruar të ardhura në mënyrë të vazhdueshme (për shembull, dhënia me qira e apartamenteve dhe banesave për turistë etj.)

Për më tepër, çdo person, pavarësisht nga forma e organizimit të tij, është subjekt i lëshimit të faturës kur furnizon mallra ose shërbime për entet publike dhe kontraktuesit e sektorëve publik, që i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik.

Kush nuk është i detyruar të lëshojë faturë dhe të zbatojë procedurat e fiskalizimit?

Nuk janë të detyruar të lëshojnë faturë personat e mëposhtëm:

• Organizatat jofitimprurëse për pagesat e anëtarësimit dhe donacionet,

• Organet qendrore, vendore dhe organet e tjera publike të themeluara me ligje të veçanta, që rregullojnë përgjegjësitë publike, në lidhje me aktivitetet ose transaksionet në të cilat marrin pjesë si organe publike,

• personat fizikë, individë kur shesin pronën e tyre personaleme vlerë individuale deri në 500,000 lekë,

• personat fizikë, individë kur marrin me qira vendndodhjen e biznesit,

• personat fizikë të regjistruar si “ambulantë”,

• fermerët, të cilët i nënshtrohen skemës së kompensimit në përputhje me ligjin për TVSH-në,

• personat, të cilët kanë të regjistruar veprimtarinë ekonomike në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë, që nuk konsiderohen vende turistike.

Fatura nuk duhet të lëshohet as për furnizime me mallra ose shërbime të mëposhtme:

• shitja e prodhimeve bujqësore me prejardhje nga puna e fermerëve,

• furnizim me shërbime të përjashtuara nga TVSH sipas nenit 53, shkronjat “b” deri “e”,

• shitje të biletave nga shoferi i mjetit të transportit në linjat e transportit vendor të udhëtarëve, në përputhje me vendimet e njësive vendore,

• furnizim me energji elektrike, ujë, gaz dhe shërbime publike të ngjashme që u ofrohen personave fizikë, individë,

• shërbime shëndetësore tek mjeku i caktuar i kujdesit shëndetësor parësor.

Nëse një subjekt realizon qarkullim nga ushtrimi i veprimtarivetë ndryshme, ai subjekt është i përjashtuar nga fiskalizimi vetëm për veprimtaritë e lartpërmendura.

Cilat janë elementet e përcaktuara të faturës?

Në përputhje me dispozitat e ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, tatimpaguesi detyrohet të lëshojëfaturë për çdo furnizim dhe shërbim të kryer, së paku në dy kopje, nga të cilat njërën e merr dhe e ruan blerësi, kurse tjetrën e mban dhe e ruan shitësi për ta regjistruar në libra. Fatura duhet të përmbajë:

a) titullin „Faturë“

b) datën, vendin dhe kohën e lëshimit të faturës (orën dhe minutat),

c) numrin e faturës,

d) numrin identifikues unik të shitësit,

e) numrin identifikues unik të blerësit, por vetëm në rast se blerësi është subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, subjekt i TVSH-së në përputhje me ligjet e veçanta ose është person fizik ndaj të cilit është kryer furnizimi me mallra ose shërbime në territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike ose nëse është kërkuar nga ai person,

f) emrin tregtar/emrin dhe mbiemrin e shitësit,

g) emrin tregtar/emrin dhe mbiemrin e blerësit, por vetëm në rast se blerësi është subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, subjekt i TVSH-së në përputhje me ligjet e veçanta ose është person fizik ndaj të cilit është kryer furnizimi me mallra ose shërbime në territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike ose nëse është kërkuar nga ai person,

h) adresën e shitësit,

i) adresën e blerësit, por vetëm në rast se blerësi është subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, subjekt i TVSH-së në përputhje me ligjet e veçanta, i cili blen mallra ose shërbime me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së tij ekonomike,

j) shifrën e operatorit,

k) shifrën e vendndodhjes së biznesit,

l) datën e shitjes së mallrave ose kryerjes së shërbimeve,

m) sasinë dhe përshkrimin e mallrave ose shërbimeve të furnizuara,

n) shumën e plotë,

o) rritjet ose zbritjet e tjera të zbatuara, nëse është rasti,

p) shumën totale,

q) mënyrën e pagesës së faturës (kartëmonedha, kartë, çek,transaksion bankar, urdhër pagesë, para elektronike, mënyra të tjera të pagesës pa para në dorë), si dhe monedhën,

r) afatin e pagesës, në rast se pagesa nuk kryhet në çastin e lëshimit të faturës,

s) identifikuesin e veçantë të faturës (IVF), i shprehur si shenjë alfa numerike,

t) shifrën e sigurisë të lëshuesit të faturës (SHSLF), i shprehur si shenjë alfa numerike, dhe

u) Kodin QR që përmban të dhënat e përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Financave.

Për personat të cilët janë subjekt i TVSH-së, nevojiten të dhëna shtesë që duhet të përfshihen në faturëdhe, nëse lëshohet një e-Faturë, atëherë duhet të shënohen edhe disa të dhëna tjera të përcaktuara me ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.

A janë shtetasit e huaj subjekt i fiskalizimit nëse kryejnëveprimtari ekonomike në Republikën e Shqipërisë?

Personat e huaj, fizikë dhe juridikë, të cilët janë subjekt i tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin ose TVSH-së n ëRepublikën e Shqipërisë, janë gjithashtu të detyruar të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurat e fiskalizimit në përputhje me ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit. Ata nuk e kanë këtë detyrim nëse ushtrojnë veprimtari të cilat janë të përjashtuara nga detyrimi për të lëshuar faturë.

Si duhet të lëshohet fatura dhe zbatohet procedura e fiskalizimit nëse ka ndërprerje të përkohshme të energjisë ose defekt të pajisjes elektronike të faturimit?

Nëse nuk është e mundur të përdoret një pajisje elektronike faturimi, tatimpaguesi është i detyruar, që gjatë asaj kohe, të lëshojë dëftesat e vërtetuara më përpara nga Administrata Tatimore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen