Projektohen taksa të tjera
në periudhë 3-vjeçare

Projektohen taksa të tjera<br />në periudhë 3-vjeçare
TIRANE- Përveç taksave, për të cilat dy palët kanë rënë dakord, FMN ka publikuar edhe një grup tjetër të ndryshimeve në politikën fiskale, të cilat mund të hyjnë në fuqi në rast se rezultatet buxhetore nuk do të jenë sipas pritshmërisë. Këto ndryshime fiskale janë rekomanduar për t’u patur parasysh në një periudhë trevjeçare, për aq kohë sa vazhdon edhe livrimi i huasë 330-milionëshe.
Një nga rekomandimet është që të mbahet parasysh rritja e moshës së daljes në pension në 65 vjeç për gratë dhe 67 vjeç për burrat, si masë e mundshme. Një nga propozimet e FMN-së është edhe rritja me 50 për qind e taksës së importit të makinave të përdorura si dhe taksë 2% mbi të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. Interesant është propozimi që të taksohen telefonatat hyrëse drejt Shqipërisë, apo rikthimi i taksës fikse për të gjithë rezidentët që udhëtojnë jashtë vendit.

Po kështu, FMN propozon si masë të mundshme për të ardhmen vendosjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës dhe heqjen e TVSH për qiratë, apo rritje të taksave mbi të ardhurat nga interesat, aksionet, dividentët, qiratë apo pagesat për pronësi intelektuale nga 10 në 12 për qind
Lidhur me taksën mbi të patundshmet, propozohet që ajo të mblidhet duke u nisur nga kontratat e shitjes dhe jo nga e drejta mbi pronësinë, që në shumë raste nuk gjendet, pasi mjaft objekte janë të pahipotekuara. Po kështu, masa të tjera janë tarifa mbi taksën vjetore të qarkullimit të automjeteve bazuar mbi vlerën e makinës, akciza mbi mallrat e luksit të tilla si bizhuteritë apo makinat e shtrenjta, etj.

Sa u përket shpenzimeve buxhetore, FMN propozon pakësim i vjedhjes së energjisë, rritje e arkëtimeve dhe cilësisë në shpërndarje e reformim i sistemit të pagave në sektorin publik, si pjesë e reformës së nëpunësit civil.
 
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç