Projektvendimi për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare, Ilir Meta:  Rama kërkon të grabisë pronat e shqiptarëve

1677674702_Screenshot4.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përmes një deklarate për mediat sot, ka folur në lidhje me një projektvendim të publikuar për të prishur banesat mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik. Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u grabit pronat shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se si pretekst po përdoret gjoja si shkak tërmeti por sipas tij janë vendosur në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës.

 ‘Duke përdorur gjoja si shkak tërmeti, Rama kërkon t’u grabisë qytetarëve të Tiranës, banesat e tyre. Vendimi pretendon se gjoja godinat 50 vjeçare do të auditohen teknikisht dhe nëse janë të pabanueshme do të prishen. Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korruipsionit të kryhet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre’, u shpreh Meta.


Lajmi kryesor:

Më 3 mars vendimi për vulën e PD, Berisha: Vendimi është paracaktuar! Xhaçka informoi ambasadat se Apeli vendos kundër meje


K.T./B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës