TIRANE- Katër muaj pasi prokuroria e Vlorës, kishte filluar hetimet për rastin e komplesit “Jon” në Vlorë, prokurori i çështjes Maksim Sota, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së këtij rrethi, duke kërkuar në mënyrë urgjente sekuestrimin e objektit dhe pezullimin e punimeve. Kërkesa, të cilën gazeta “Shqiptarja.com” e disponon të plotë e lidh faktin e ndërtimit të objektit si një send që është ndërtuar mbi një sërë shkeljes penale që përbëjnë “Shpërdorim detyre” dhe “Falcifikim dokumentash”. Ky faktor dhe një sërë faktorësh të tjerë, është bërë shkak që njësia hetimore Task-Forcë, të paraqitë kërkesë për sekuestrimin e objektit në datën 26 korrik 2011.
Kërkesa është depozituar në sekretarinë e gjykatës së Vlorës, bashkalidhur dhe me dokumentacionin e dosjes hetimore, por që në fakt pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e këtij rrethi ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurorit Sota, duke lënë të lirë pronarët për ndërtimin e objektit “Jon”. Sipas vendimit të gjykatës, objekti është i ligjshëm dhe se ka filluar punimet me lejë të bashkisë së Vlorës, që është dhe institucioni përgjegjës për miratimin e lejës së ndërtimit dhe sheshit të ndërtimit. Mësohet se pas humbjes në Gjykatën e Shkallës së Parë, prokuroria i është drejtuar gjykatës së Apelit, por sërisht edhe në këtë përballje të dytë, është rrëzuar, duke bërë që të mos arrijë të sekuestrojë pallatin e Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.

Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com