Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ndërsa në raport theksohet se ka disa shkelje që janë konstatuar. KLSH deklaron se pajisjet që janë futur në spital në 2017 nuk janë marrë në dorëzim nga asnjë person dhe janë bërë hyrje në magazinë pa çmime dhe pa fature shitje.
Administrimi i tyre në librat e magazinës kryhej pa përshkruar asnjë të dhënë specifike, kod ose prodhues të pajisjes me qëllim identifikimin dhe shmangien e tjetërsimit të tyre. Ndërsa pajisjet e hotelerisë janë marrë në dorëzim në muajin gusht dhe janë bërë hyrje në magazinë vetëm në muajin tetor 2017 dhe deri në këtë periudhë këto pajisje nuk kanë qenë në përgjegjësinë e askujt dhe nuk është kryer asnjë nga procedurat e parashikuara në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik
KLSH
Një tjetër shkelje që ka zbuluar KLSH lidhet nxjerrjen jashtë përdorimit të materialeve me vlerë 49,854,683 lekë, por që nuk është mbajtur asnjë faturë, ndërsa nuk është gjetur as vendi ku janë groposur.
Gjatë vitit 2017 janë nxjerrë jashtë përdorimit aktive në vlerën 49,854,683 lekë. Referuar procedurës dhe procesverbaleve të nxjerrjes jashtë përdorimit dhe asgjësimit rezultoi se, nuk është mbajtur asnjë dokumentacion lidhur me procedurën e kryer për asgjësimin e tyre. Komisioni i vlerësimit nuk ka bërë vlerësimin dhe ndarjen e materialeve sipas destinacionit të tyre, materiale që mund të kenë vlerë përdorimi dhe mund të shiteshin nëpërmjet ankandit publik dhe materialeve që duhet të asgjësoheshin, si dhe nuk evidentohet, mjeti i transportit që ka kryer transportin e tyre, vendndodhja e groposjes apo djegies, së tyre, etj. Mos ndjekja e kësaj procedure dhe mungesa e këtij dokumentacioni bënë të pa mundur faktin e nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjësimin e materialeve në vlerën 49,854,683 lekë, në kundërshtim kjo me UMF nr. 30, datë 27.12.2011“Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
KLSH
Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe për prokurimet dhe zënien e hapësira në ambientet e Spitalit të Traumës, ndërkohë që sipas KLSH nuk është paguar asnjë qira.
RAPORTI I PLOTE I KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 68/1, datë 23.01.2018 i ndryshuar, ka përfunduar auditimin në Spitalin Universitar Të Traumës, Tiranë, për periudhën 01.01.2016, deri 31.12.2017. Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr. 54, datë 21.06.2018.
Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohet në Raportin Përfundimtar të Auditimit i përmendim shkurtimisht:
1. Nga auditimi mbi inventarizimin e aktiveve të SUT konstatohet se, bazuar në kontratat e lidhura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Marrëveshjes së kredisë nr. 8098.6 “Fuqizimi i Qendrës së Traumës” mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane ka vijuar furnizimi me pajisje mjekësore në shumën 613,415,047 lekë dhe me pajisje hotelerie në shumën 93,662,526 lekë. Referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion nga SUT, (procesverbaleve të marrjes në dorëzim, kolaudimit dhe instalimit të tyre), rezulton se, pajisjet mjekësore kanë ardhur dhe qëndruar në ambientet e SUT nga muaji mars i vitit 2017 deri në muajin qershor 2017 dhe nuk kanë qenë në përgjegjësinë e asnjë personi të SUT. Këto pajisje janë bërë hyrje në magazinë pa çmime dhe pa fature shitje etj. Administrimi i tyre në librat e magazinës kryhej pa përshkruar asnjë të dhënë specifike, kod ose prodhues të pajisjes me qëllim identifikimin dhe shmangien e tjetërsimit të tyre. Ndërsa pajisjet e hotelerisë janë marrë në dorëzim në muajin gusht dhe janë bërë hyrje në magazinë vetëm në muajin tetor 2017 dhe deri në këtë periudhë këto pajisje nuk kanë qenë në përgjegjësinë e askujt dhe nuk është kryer asnjë nga procedurat e parashikuara në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
2. Gjatë vitit 2017 janë nxjerrë jashtë përdorimit aktive në vlerën 49,854,683 lekë. Referuar procedurës dhe procesverbaleve të nxjerrjes jashtë përdorimit dhe asgjësimit rezultoi se, nuk është mbajtur asnjë dokumentacion lidhur me procedurën e kryer për asgjësimin e tyre. Komisioni i vlerësimit nuk ka bërë vlerësimin dhe ndarjen e materialeve sipas destinacionit të tyre, materiale që mund të kenë vlerë përdorimi dhe mund të shiteshin nëpërmjet ankandit publik dhe materialeve që duhet të asgjësoheshin, si dhe nuk evidentohet, mjeti i transportit që ka kryer transportin e tyre, vendndodhja e groposjes apo djegies, së tyre, etj. Mos ndjekja e kësaj procedure dhe mungesa e këtij dokumentacioni bënë të pa mundur faktin e nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjësimin e materialeve në vlerën 49,854,683 lekë, në kundërshtim kjo me UMF nr. 30, datë 27.12.2011“Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
-Komisionet e inventarizimit dhe nxjerrjes jashtë përdorimit, në përfundim të procesit të inventarizimit të pasurisë së SUT, nuk kanë përpiluar raport përmbledhës mbi rezultatin e inventarëve duke krahasuar gjendjen kontabël me atë fizike të raportuar në kundërshtim me UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
3. SUT nuk ka zbatuar detyrat e lëna nga auditimet e mëparshme të KLSH për shpërblimin e dëmit në vlerën 7,560,000 lekë nga subjekti “A.H” edhe pse kjo detyre është rikërkuar për tu zbatuar disa herë dhe me insistim nga KLSH. Po kështu, nuk është zbatuar edhe detyra e lënë nga KLSH dhe e rikërkuar disa herë për zbatim, që ka të bëjë pikërisht me zgjidhjen e statusit të sipërfaqeve të tepërta që administron subjekti “A. H.” të ndërtuara pa lejë ndërtimi dhe të shfrytëzuara pa kontratë qiraje.
-Subjekti privat “A.H”, ka okupuar ambientet, brenda godinës së SUT në një sipërfaqe totale 1200 m2. Vlera e qirasë së papaguar ndaj buxhetit të shtetit për këtë sipërfaqe të shfrytëzuar padrejtësisht për 30 (tridhjetë) muaj llogaritet në shumën 10,800,000 lekë.
- Subjekti privat “A.H”, ushtron aktivitetit e tij edhe në një sipërfaqe prej 222.3 m2, si dhe në një urë lidhëse ndërmjet godinës së tij dhe spitalit, me sipërfaqe 45 m2. Këto objekte mbi pronën publike i ka ndërtuar me financimin e tij pa marrë më parë miratim me shkrim nga SUT dhe pa marrë leje ndërtimi nga institucionet përgjegjëse dhe i përdor dhe i shfrytëzon, pa kontratë dhe pa paguar vlerën e qirasë. Vlera e qirasë së papaguar ndaj buxhetit të shtetit për këtë sipërfaqe të shfrytëzuar padrejtësisht për 30 (tridhjetë) muaj, llogaritet në shumën 2,405,700 lekë.
-Po kështu me financimin e tij ka ndërtuara mbi ambientet ekzistuese të spitalit, si platforma në nivelin e katit të parë me konstruksion çeliku në një sipërfaqe 160 m2 dhe 42 m2. Edhe këto objekte janë ndërtuar pa marrë më parë miratim me shkrim nga SUT dhe pa marrë leje ndërtimi nga institucionet përgjegjëse dhe i përdor dhe i shfrytëzon pa kontratë dhe pa paguar vlerën e qirasë. Vlera e qirasë së papaguar ndaj buxhetit të shtetit për këtë sipërfaqe të shfrytëzuar padrejtësisht për 4 (katër) muaj, llogaritet në shumën 242,400 lekë.
4. Nga FSDKSH janë likuiduar 81,098,160 lekë për shërbimin e periudhës shtator-dhjetor 2017 në zbatim të kontratës e koncesionit/PPP nënshkruar nga MSH në korrik 2015 me kompaninë “S” shp.k “Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizim me material mjekësor steril të një përdorimesh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” shërbim për të cilin nuk ka asnjë monitorim apo dhe konfirmim nga SUT, të llojit të ndërhyrjes, numrit të operacioneve të kryera, për të cilat koncesionari paguhet nga FSDKSH. Në bllokun operator vetëm kryheshin rakordime mbi setet e përdorura për çdo ditë, i cili firmosej nga Kryeinfermieri i pavijonit dhe personi i autorizuar i koncesionarit. Mos kryerja e monitorimit dhe mos konfirmimi i shërbimit është në kundërshtim me pikën nr.11 të kontratës së koncesionit.
5. SUT për vitet 2016 dhe 2017 ka realizuar 31 procedura prokurimi për blerje medikamente dhe materiale mjekësore, me fondin limit të përgjithshëm në vlerën 211,984,364 lekë, respektivisht: 7 “Procedura të hapura” në vlerën 55,914,310 lekë, 10 procedura “Kërkesë për propozim” në vlerën 39,363,549 lekë dhe 14 procedura me “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” në vlerën 116,706,403 lekë. Të gjitha këto prokurime janë realizuar nga SUT, në kundërshtim me VKM nr. 135, datë 20.02.2013 “Për lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”. Kjo VKM, përcakton qartësisht se, Ministria e Shëndetësisë, me cilësinë e organ qendror blerës ka për detyrë dhe përgjegjësi, të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të medikamenteve dhe materialeve mjekësore, për nevojat spitalore, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit.
Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme e tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit si, veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 15 germa “gj” të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, KLSH i ka përcjellë me shkresën nr. 68/11, prot. datë 28.06.2018, indice për kallëzim penal, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Gje te madhe ke zbuluar o gozhda Leckaj
Përgjigju