SHBA - Philadelphia 76ers morën një fitore dramatike 99-98 ndaj Golden State Warriors, falë një koshi vendimtar në sekondat e fundit. Mungesa e yllit Stephen Curry u ndje dukshëm te miqtë, ndërsa për vendasit shkëlqeu Tyrese Maxey, autor i 35 pikëve dhe lider absolut i ndeshjes.
Një tjetër përballje emocionuese u zhvillua në Toronto, ku Los Angeles Lakers fituan 123-120 ndaj Raptors në një sfidë “in extremis”. Austin Reaves ishte protagonist me 44 pikë, ndërsa Rui Hachimura vulosi rezultatin me koshin e fitores në çastet e fundit të takimit.
Boston Celtics vazhdojnë marshimin bindës, teksa triumfuan 146-101 në fushën e Washington Wizards. Derrick White u dallua me 30 pikë, duke udhëhequr një ndeshje dominuese nga fillimi deri në fund.
New Orleans Pelicans, nga ana tjetër, siguruan një fitore solide 126-115 ndaj Minnesota Timberwolves. Të gjithë titullarët e skuadrës vendase shënuan mbi 12 pikë, duke reflektuar lojën kolektive dhe efektive të ekipit.
Rezultatet e ndeshjeve:
Philadelphia - Golden State, 99-98
Washington - Boston, 101-146
Brooklyn - Utah Jazz, 110-123
Toronto - Lakers, 120-123
New Orleans - Minnesota, 126-115
Komente










