Prokurimet publike, Bode: S'ka më
garë, tenderat janë kthyer negociata

Prokurimet publike, Bode: S'ka më<br />garë, tenderat janë kthyer negociata
TIRANE - Anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe të Ekonomisë së Partisë Demokratike, u mblodhën sot në ambjenet e selisë së PD, dhe diskutuan mbi ndryshimin që po bën qeveria në ligjin për Prokurimet Publike.

Duke e konsideruar ndryshimin që kërkon të bëjë qeveria, larg pritshmërisë së publikut dhe për një problem periferik, anëtarët e komisioneve shprehen shqetësimin për mungesën e transparencës që po ndodh me prokurimet publike, dhe u vendos ngritja e dy grupeve të punës, me deputetë dhe ekspertë. Grupi i parë i punës do të informojë partnerët ndërkombëtarë për mungesën totale të transparencës në lidhje me prokurimet publike.

Dhe grupi i dytë i punës, do të analizojë mbi 1400 praktika të prokurorimit të drejtpërdrejtë që ka bërë qeveria, ku ka dyshime serioze për korrupsion aktiv. Dhe konkluzionet do ti dërgohen Prokurorisë së Përgjithshme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, ka denoncuar se ligji për prokurimet publike, do të ulë transparencën e tenderave dhe konkurimeve për investimet publike. Bode theksoi se ky ligj do të cënojë edhe më tej transparencën e tenderave publikë, krahas mangësive dhe shkelejeve që sipas tij po bën mazhoranca aktuale. Bode nënvizoi faktin se një ndër mangësitë e vëna re është edhe mosfunksionimi i portalit online të prokurimeve publike.

“Mazhoranca në vend se të rrisë transparencën për fondet publike, po vijojmë të shohim se ka një deformim të ligjit, të fondeve publike, të prokurimeve publike. Analizimi po ashtu dhe raportimi, ka qenë një nga arritjet, që rriste transparencën dhe që paguhej me para publike, në mënyrë të menjëhershme dhe brenda 24 orëve. Megjithatë u bë kohë pasi tashmë mund vetëm të konkurosh në tenderat publike, por të gjitha ccështjet që kanë të bëjnë me transparencën, ku portali i prokurimeve publike është i mbyllur dhe nuk punon më.” u shpreh Bode

komisionet e PD
(Në foto: Nga mbledhja e deputetëve të PD në Komisionin e Ligjeve dhe të Ekonomisë së opozitës)

Ish-ministri i Financave, nënvizoi ndër të tjera se edhe tenderat sipas tij janë kthyer në negociata, duke mos treguar kështu vlerën reale përmes konkurencës. Sipas Bodes, vetëm në shëndetësi janë zhvilluar 1000 procedura pa konkurim.

“Po ashtu dua të theksoj se tenderat janë bërë negociata. Të dhënat tregojnë se nuk ka pasur garë, për të shprehur vlerën reale përmes konkurencës. Për shkak të mosfunksionimit të portalit dhe të dhënave të prokurimit, asnjë e dhënë nuk raportohet nga autoritetet lidhur me aktivitetin e qeverisë. Nga mungesa e tenderave në garë, kanë pësuar në kurriz shërbimet publike. Në tërësinë e administratës, rreth 1000 procedura me negociata pa konkurim janë zhvilluar në shëndetësi. Pra siç shihet ligji që kanë sjellë dhe që do të votohet nesër në parlament, ka të bëjë që për të njëjtin shërbim, për disa institucion duhen zhvilluar tendera ndërsa për disa të tjerë jo.” tha ish-ministri i Financave.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…