Prokurorët gjerman kanë filluar një hetim ndaj ish shefit ekzekutiv të Volkswagen Martin Winterkorn.

Zyra e prokurorisë tha se Winterkorn do të hetohet për mashtrimin e shitjeve të makinave me të dhëna të manipuluara.

Pas 9 vitesh në krye të ekzekutivit Martin Winterkorn u largua javën e kaluar ndërsa pas dy ditësh në vendin e tij u emërua Matthias Muelle.

Gjithashtu çështja e Volkswagenit do të jetë në axhendën e ministrave europianë që do të mblidhen më 1 tetor.

Komisionerja për Tregun e Brendshëm Elzbieta Bienkowska do të takohet gjatë ditës së nesërme me kreun e gjigandëve të prodhimit të makinave gjermane, Herbert Diess. 

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)